Sociale

Dallimet gjinore globale, Shqipëria lë pas Britaninë, Italinë dhe shtetet e Ballkanit

21 Dhjetor 2019, 13:34| Përditesimi: 21 Dhjetor 2019, 13:36

  • Share

Në raportin e fundit global për dallimet gjinore, i cili përgatitet nga Forumi Ekonomik Botëror që prej vitit 2006, Shqipëria renditet e 20-ta duke lënë pas Britaninë, Italinë dhe gjithë shtetet e Ballkanit.

Në raport vendi ynë konsiderohet si një prej vendeve me nivelin më të lartë të përmirësimit për dallimet gjinore.

Indieksin e kryeson prej shumë vitesh Islanda dhe pas saj renditen Norvegjia, Finlanda dhe Suedia.

Renditja tregon gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë rënë me dy vende, duke u pozicionuar në indeksin e ri në vendin e 53-të kurse Kina në vendin  e 106.

Raporti tregon dallimet gjinore të çdo shteti, në fusha të tilla si ekonomia, politika, arsimi dhe shëndetësia.

Në vitin 2012 Shqipëria renditej në vendin e 91-të në listën që kishte atëherë 135 shtete.

 

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?