Damian Gjiknuri dhe Nuri Belba: Qytetarët e Prrenjasit duan të vazhdojë përpara zhvillimin! Berisha dhe Meta duan të na kthejnë pas

11 Maj 2023, 20:02| Përditesimi: 11 Maj 2023, 20:09

  • Share

1683228737_damiangjiknuri.JPG

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri bashkë me kryebashkiakun Gledian Llatja zhvilluan një takim me banorët e Prrenjasit të cilëve u kërkoi mbështetjen për një tjetër mandate të suksesshëm. 

Numri dy i socialistëve theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes qeverisë dhe Bashkisë për të çuar përpara projektet e nisura. “Të gjitha ato investime që janë bërë, por mbi të gjitha ato që do bëhen, që janë akoma më shumë, kanë vetëm një garanci në 14 maj, qeverinë e Partisë Socialiste. Në 14 Maj ne duhet ta forcojmë binomin bashki – qeveri duke votuar për Nuren dhe për Partinë Socialiste. Qeveri e drejtuar nga Edi Rama dhe Nurja këtu në bashkinë tonë për investimet e mëtejshme. Ky është mesazhi i parë që dua ta jap”, deklaroi ai. 

Drejtuesi politik i qarkut u shpreh se vota më 14, është votë për rritjen e pagave dhe të pensioneve. “Në 14 maj duhet të vlerësoni dhe politikat e rritjes së pagës që po bën qeveria e Edi Ramës. Kjo është për të ardhmen e të rinjve dhe të rejave tanë, për profesionistët, për mësuesit, për mjekët, për të gjithë zyrtarët publikë. Synimi është që pagën mesatare ta çojmë 900 euro vitin tjetër. Me këtë do të rrisim dhe nivelin e jetesës, por mbi të gjitha do të mbajmë të rinjtë dhe të rejat këtu në vendin tonë edhe bashkia juaj të ketë zyrtarë më të mirë. Shërbimet tuaja qoftë në shëndetësi, qoftë në arsim të jenë më të mirëpaguara. Prandaj në 14 maj ne duhet ti japim një ‘po’ të fortë edhe rritjes së pagave që ka filluar qeveria e Edi Ramës. Rritja e pagave të nderuar pensionistë do të sjellë dhe rritjen e fondit të pensioneve dhe sigurimeve shoqërore. Kjo do të sjellë automatikisht rritjen e pensioneve, do të hapë dritën jeshile”, theksoi ai. 

Gjiknuri komentoi dhe alternativën përballë, që përfaqësohet nga Berisha dhe Meta. Ai theksoi se qytetarët e Prrenjasit duan që të vijojmë me zhvillimin dhe jo të kthehen pas. “Alternativa që kemi përballë është alternativa e dështimit, alternativa e dyshes, e ‘martesës’ së re Ilir Meta – Sali Berisha. Këtu në Prrenjas vetë Likja dhe Monika kanë sjellë personin e tyre. Praktikisht ju këtu keni përfaqësuesin e mirëfilltë të Likes në këtë bashki. Çfarë plani ka ajo për Prrenjasin? Me kë do i bëjë?! E vetmja gjë që mund të bëjnë ata është që mund të marrin bashkinë, ta izolojnë bashkinë, të punësojnë disa militantë dhe pastaj të mbushin autobusët për të rrëzuar qeverinë në Tiranë. Këtë thotë Saliu, e keni dëgjuar çfarë thotë Saliu, të fitoj pushtetin që të përmbys qeverinë. Po pse këtë duan qytetarët e Prranjasit?  Qytetarët e Prrenjasit duan të vazhdojë përpara zhvillimi. Prandaj asnjë votë për ata të dy që duan të na kthejnë mbrapa”, u shpreh numri dy i socialistëve, Damian Gjiknuri.  

Kryetari i Bashkisë Nuri Belba u shpreh se në bashkëpunim dhe me qeverinë “Rama”, do të realizohen një sërë investimesh të rëndësishme që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. “Kemi mundur të bëjmë shumë punë, por kemi edhe më shumë punë.  Unë dua të përmend investimet që qeveria na mbështeti, ujësjellësat e Rrajcës dhe Qukësit, qyteti sot ka një sistem furnizimi me ujë të pijshëm cilësor 24 orë në ditë. Sot kemi një spital komod në Prrenjas që ofron të gjitha shërbimet. Kemi ndërhyrë në të gjitha lagjet e qytetit.  Për katër vitet që vijnë do të bëjmë të mundur që në të gjithë qytetin rrugët të jenë të shtruara, por jo vetëm në qytet por edhe në fshatra, përfshirë unazën e qytetit. Do përmirësojmë kushtet në shkolla e çerdhe. 4-vjeçarin që vjen me mbështetjen e kryeministrit Rama dhe Damian Gjiknurit do të kemi sa më shumë projekte për Prrenjasin që do ndryshojnë cilësinë e jetës”, tha Belba.


Lajmi kryesor:

Edhe dy ditë fushatë, kandidatët në terren, takime me qytetarët


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?