TIRANË- Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, Damian Gjiknuri u pyet për 6 orë e gjysmë në SPAK këtë të premte. Ende nuk ka një qëndrim zyrtar mbi arsyet, por burime për Report Tv thonë se Gjiknuri u pyet nga prokurorja Enkeleda Millonai si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit për inceneratorët, çështje ku është përfshirë ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj.
Në një komunikim të shkurtër për mediat në dalje të SPAK, GJiknuri nuk dha detaje mbi çfarë foli duke thënë se është sekret hetimor.
“Është gjëja më normale të vish të japësh shpjegime për ushtrimin e detyrës. Është sekret hetimor”- tha Gjiknuri.
Pyetje: Për Mc Gonigal apo inceneratorët?
Gjiknuri: Mund të jenë edhe çështje të tjera...
Më 22 shkurt 2022 në komisionin hetimor për inceneratorët Gjiknuri pranoi se njihte 2 pronarët e inceneratorëve Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton, por se me këtë të fundit tha se është takuar disa herë për shkak të punës. Ndërkohë PD e ka kundërshtuar duke thënë se lidhjet e Gjiknurit me Mërtirin e Zoton janë më shumë.
Ndërsa dokumentet e Prokurorisë së Posaçme mbi hetimin ndaj ish-Zëvendëskryeministrit Arben Ahmetaj, zbuluan se ish-Ministri i Energjisë, aktualisht deputet i PS-së, përfitoi, në dy raste, pagesa hotelesh nga biznesmeni Klodian Zoto. Në dosje rezulton se dhe ish ministri Damian Gjiknuri ka qenë në një hotel me Arben Ahmetaj në Frankfurt të Gjermanisë për të cilin janë paguar 1052 euro, por vetë Gjiknuri ka mohuar më herët të ketë përfituar pagesa hotelesh nga Zoto.
Kjo është hera e dytë që paraqitet në SPAK. Herën e parë ishte në cilësinë e kallëzuesit sot si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Po pse se pyesni per gjirot ne abudabi e dybaj me fraten e tigrit per pallatet qe do ndertonin me tigrin dhe fraten pyeteni pyeteni se ju pergjigjet.Falimderit Dames u njoh Ferragamo çar kepuces ka.Prandaj tigri e holli nje llafe te mire e di ai se po hapi goj Damja punet shkojne keq.Ska konsull qe te mbron
PërgjigjuSe mos vetem ky ka gjynahe ne Vlore.po Sinan bixga.po ilir leshbushtri.ky te pakten nuk eshte intrigant s.ke ci thua
PërgjigjuKëta do bëjnë Shqipërinë:Damian Guruja,Arben Tigrushi,Saimo Qorri,Ilir Gallofi(Beqja),Like floriri,Lul matematicieni,Edi Lloshi,Elisa e Kënos,Sali shpellari...
PërgjigjuJane gjynahet qe ke bere ne Vlore me Vilmen.Tamam cfare ke bere do i shlyesh
PërgjigjuSbesoj se ke qit noj emer qe sduhet
PërgjigjuE shpeton guruja e gruas i ben magji te shoetoj
PërgjigjuKe nja ca gjynahe nga emerimet qe ke bere ne Vlore.Do i lash ske ca ben
PërgjigjuTIK TAK TIK TAK TIK TAK ORA PO TE AFRON. SHKO PUTHI KEMBET GURU'S INDJANIT QE ECEN ZBATHUR.....
PërgjigjuAsgje nuk ju ndodh,eshte e gjitha e inskenuar!Keshtu do shkoje me vite derisa shqiptari me naiv i planetit ta kuptoje qe eshte teater!
PërgjigjuMos kini merak per kete se do ta shpetoj guru-ja...
PërgjigjuEdhe ky qe ha fruta pas shpine. Hajdut me damke. Leket e shqiptareve te vjedhura nga ky shkonin per gurun nga India. 20 milion euro per km rruget
PërgjigjuKarma.