Ndërtimi i rrugës Tiranë-Elbasan, Gjiknuri dëshmon në SPAK: Janë bërë abuzime, nisi me një vlerë 240 mln euro e përfundoi me 400 mln euro

10 Shkurt 2023, 09:35| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 15:59

  • Share

TIRANË- Për më shumë se 60 minuta, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri, ka dhënë një dëshmi në SPAK, në cilësinë e personit që ka dijeni për çështjen e abuzimeve të ndodhura gjatë zbatimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Në një prononcim për mediat, Gjiknuri deklaroi se është paraqitur në SPAK për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro. Ai dha shpjegime për këtë çështje pas pafajësisë që morën ish-zyrtarët e kallëzuar.

‘Isha për të dëshmuar në lidhje me rolin tim si Ministër në konstatimin e një nga abuzimeve më të mëdha në historinë e rrugëve në Shqipëri! Rruga Tiranë - Elbasan e cila ishte kontraktuar me 250 milion euro dhe përfundoi me një kosto 400 milion euro. Shpjegimet e mia i dhashë në Prokurori, kështu që skam ndonjë gjë për të shtuar’, deklaroi ai

Gjiknuri, në kohën kur ishte Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë kallëzoi në prokurori abuzimet e konstatuara nga raporti i auditit të kryer për zbatimin e këtij projekti dhe përgjegjësitë e ish-drejtuesve të ARRSH. Gjiknuri urdhëroi auditin dhe dorëzoi kallëzimin në Dhjetor të vitit 2017.

Kujtojmë se Damian Gjiknuri, në cilësinë e ish-ministrit të Transporteve, kallëzoi në prokurori, abuzimet financiare që ishin bërë nga ish-drejtuesit e ARRSH në rrugën Tiranë-Elbasan.

Gjiknuri ju drejtua me një kallëzim kryeprokurores së përkohshme Arta Marku. Pas një muaj nga ky kallëzim, prokurorja e çështjes Elisabeta Imeraj urdhëroi arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar. Ish-drejtori Dashamir Xhika dhe dy ish-drejtorët e menaxhimit të projektit të rrugës Tiranë-Elbasan, Albens Alite dhe Aksel Qurduka. 

Ish-drejtori i ARRSH-së Dashamir Xhika dhe ish-zyrtarët e tjerë morën pafajësi në gjykatën Penale, por në vendim thuhej se ishte kryer abuzim dhe duhet të hetohej për të gjetur përgjegjësit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tani: 10/02/2023 15:39

    E ka faj ai guruja qe nuk vjen tirane per yp xhixhi

    Përgjigju
  • Toni: 10/02/2023 12:11

    Si ka mundesi ai katnari Xhika doli i pafajshem? Ai bleu shtepi ne Rolling Hills me leket e vjedhura te kesaj rruge qe i ndante me Haxhinaston.

    Përgjigju
    • Vaso: 10/02/2023 14:16

      E coi edhe gocen te studioje ne Angli .

  • minushe: 10/02/2023 11:53

    epo kjo tani ....per rruget e tyre jane normale shtesat e kontratave... per keto te PD jane abuzive.. jo keshtu sbehet as politike as drejtesi

    Përgjigju
  • Termet: 10/02/2023 11:42

    O flori tallet Saliun, po ju vete i keni fryre kostot 20 here rruges...

    Përgjigju
  • Sokol: 10/02/2023 10:41

    O Damian rilindasi, autostrada Tiranë- Elbasan 33 km që kalon nëpër kodra dhe me tunel 2.5 km siç po e thua ti vetë u projektua me 7 milion për km. dhe paska shkuar 11- 12 milionë. Ndërsa autostradat e kapos tuaj monstër perverse që në projekt ja vënë çmimin 20-25 milionë për km. megjithëse kalojnë të gjitha në terren fushor ku nuk ka as ura dhe as tunele!

    Përgjigju
  • Gjergj: 10/02/2023 10:38

    Duhet tè kesh hall tè madh mbi supe si kryeministèr, ti besosh njè Gjiknuri rolin e sekretarit tè pèrgjithshèm tè partisè. SPAK, nuk do ngelet kurrè pa punè, me pelivanè si zotèria. Kè ka pèr pastruese ky mo aman?

    Përgjigju
  • grey: 10/02/2023 09:45

    ska bere gje ky i shkreti, as ahmetaj ska bere gje, as balluku ska bere gje , as rama ska bere gje, keta jane te kulluarit e shekullit, e si mund ti denosh keta bukurosh.

    Përgjigju
    • Ops: 10/02/2023 10:11

      Keto jane duar akull….

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?