Keni javë e muaj të tërë që dëgjoni fjalime! Sot, do t'ua kërkoj vëmendjen tuaj vetëm për 3 gjëra.
E PARA. Nuk ka asnjë rregull të shkruar apo të pa shkruar se sa mund të rrijë një forcë politike në pushtet. Ajo qëndron për aq kohë sa di të qeverisë dhe të jetë alternativa më e mirë përballë qytetarëve. Është krejt e qartë. E vetmja alternative sot është Partia Socialiste dhe Edi Rama. Nuk ka asnjë alternativë tjetër.
E DYTA. Do të ju lutesha të dilni masivisht në votime. Mos bini pre e indiferencës! Mos e merrni të sigurtë fitoren! Mos i jepni zë pakënaqësisë! Ne nuk jemi perfekt. Në 3 mandate kemi bërë shumë punë. Kemi lënë dhe shumë punë tjera pa bërë. Kemi bërë dhe gabime. Fiksojeni mire këtë: vetëm ne bashkë me ju do të mund të bëjmë ato që kemi lënë pa bërë dhe mund të korrigjojmë edhe gabimet. Nuk e ka luksin Shqipëria e aq më pak Vlora të eksperimentojnë duke u sjellë indiferent dhe aq më pak duke i dhënë votën atyre që nuk dinë e nuk mund të bëjnë asgjë. Trenin tonë mund ta çojë në stacionin e Evropës vetëm Partia Socialiste.
E TRETA. Ditën e diele, rivaliteti brenda nesh merr fund. Sigurisht, jo të gjithë do marrin mandatin e deputetit por në këtë garë nuk ka të humbur. Jemi të gjithë aksionerë të fitores. 11 Maji duhet të na bashkojë të gjithëve tek kutia e votimit. Çdokush është i lirë të zgjedhë atë model kandidati ku e sheh veten më të përfaqësuar. Ama të gjithë duhet të zgjedhin Partinë Socialiste. E nesërmja, data 12 Maj duhet të na bashkojë të gjithëve brenda familjes sonë pa asnjë mëri e hatermbetje. Një familje! Një skuadër! Një ekip! Unë angazhohem sot të jap shëmbullin i pari se do të bëj gjithçka e do ti shtrij dorën kujtdo, me të vetmin synim për ti parë socialistët sa më të bashkuar në Vlorë, Sarandë, Selenicë, Himarë, Delvinë, Konispol e Finiq.
Rroftë Shqipëria!
Rroftë Partia Socialiste!
Fitore!
Komente
