Dan Hutra vijon të shokojë me përgjigjet e tij para Gjykatës. Ai e ka justifikuar aktin e tij monstruoz duke i kërkuar sistemit të drejtësisë që të mos të fusë persona sipas tij të pafajshëm. Hutra pretendon se është futur pa arsye në burg për dhunë në familje, kallëzuar nga ish gruaja e tij Elena Hysa. Kësaj të fundit i masakroi familjen në Paskuqan!
"I kërkoj sistemit të drejtësisë të mos deklarojë të fajshëm persona që janë të pafajshëm pasi ndodhin masakra te tilla.
Jam dënuar pa faj për dhunën në familje, s’e kisha prekur."- tha ai.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Masakra me 3 gra të vrara në Tiranë, lihet në burg Dan Hutra! ‘Vrasësi serial’ asnjë shenjë pendese: Edhe sikur të marr 5 dënime përjetë nuk pendohem
G.MO/ReportTv.al