Danglli: Kush kërkon ta djegë flamurin grek në Finiq?

23 Qershor 2019, 16:44| Përditesimi: 23 Qershor 2019, 16:47

  • Share

Imagjinoni sikur kryeministri grek Aleksis Cipras të shfaqet në një miting elektoral në një zonë pranë Shqipërisë dhe pas shpinës së tij të valvitet flamuri ynë kombëtar.

Pas kësaj ndodhie, të jeni të bindur se fitili i ndacionalizmit fqinj do të ndizet shpejt për të shpërthyer  njëra pas tjetrës ato pak bombola të urrejtjes historike që kanë ngelur.

Ndaj tij do të nisnin paralajmërime dhe kërcënime, sulme dhe protesta. Ndërkohë, ndaj shumë shqiptarëve rezidentë do të aktivizohej sërishmi vullkani shtypës: Qepe gojën, ose largohu nga vendi im!

Në fund të kësaj shfaqje delikate, Cipras do të duhej të paguante një faturë të kripur politike përballë një kategorie grekrish fanatikë dhe s’do guxonte më kurrë ta shihte flamurin tonë kuq e zi në tubimet e tij politike. (Siç ka bërë)

Një ngjarje e tillë për fat i ndodhi kryeministrit Edi Rama gjatë takimit elektoral në Finiq ku përveç flamurit shqiptar u shfaq edhe ai fqinj. Them për fat, pasi përmes detajesh konkrete kuptohet ndërkombëtarisht se kush e minon kufirin e paqes diplomatike, Shqipëria apo Greqia

-Paçka se dergjemi mes njëmijë e një problemesh, në vendin tonë askush s’të pengon të flasësh gjuhën e një vendi tjetër, qoftë edhe ajo helene. Për këtë nuk të përndjek policia, nuk dëbohesh dhe nuk shpallesh “non grata”.

-Paçka se politika jonë ka futur në “hasmëri” të majtë dhe të djathtë, minoriteti grek respektohet që nga viti 1921 kur u njoh zyrtarisht nga shteti shqiptar në Unionin e Kombëve të Bashkuara.

-Paçka se prej 30 vjetësh ne kemi masakruar trashëgiminë tonë kulturore, minoriteti grek është ndihmuar vazhdimisht në përpjekjen për të ruajtur identitentin e tij kombëtar, gjuhën amtare, traditat kulturore, doket dhe zakonet.

-Paçka se flamuri ynë përcëllohet vazhdimisht nga një grup ekstremistësh fqinj, në vendin tonë respektohet dhe mbrohet çdo simbol fqinj sipas Konventës Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut.

-Paçka se gazetarët shqiptarë penalizohen nga pala greke kur ngrenë zërin për vëllezërit dhe motrat përtej kufirit, në vendin tonë askush nuk të bën bllokadë nëse zgjedh të flasësh për problematikat e minoritetit.

-Paçka se pasardhësit e 25 mijë shqiptarëve të Çamërisë nuk lejohet as të kapërcejnë kufirin për të qarë mbi 3000 varre të genocitit, sërish ne nuk i urrejmë, nuk i mallkojmë dhe as i ndëshkojmë.

-Paçka se presidenti Prokopis Pavlopulos nuk lë rast pa shantazhuar Shqipërinë me bllokimin e integrimit evropian për shkak të mos respektimit të minoritetit grek, në vendin tonë “dorëlëshuar” përqafohen të drejtat e 9 minoriteteve dhe veçanërisht të fqinjit juglindor.

-Paçka se shqiptarët që jetojnë sot në shtetin grek (shqiptarët e Çamërisë, shqiptarët ortodoksë dhe emigrantët që janë shpërngulur aty gjatë viteve të demokracisë)  nuk janë krejtësisht të lirë të krenohen me origjinën e tyre, ne tregojmë vazhdimisht se na intereson më shumë paqja sesa lufta.

Natyrisht që ka shqiptarë kokëkrisur që kanë vjedhur, plaçkitur dhe vrarë duke na bërë të ulim kokën. Po ashtu ka mijëra grekë të mrekullueshëm që prevalojnë mbi ekstremistët,  të cilët kanë hapur dyert e tyre për të paktën 800.000 shqiptarë duke i dhënë shuplakë politikës në Athinë e Tiranë. Por për këtë do të duheshin “net dimri” për të treguar mirënjohjen.

Ndaj, flamuri i shfaqur në Finiq duhet parë si sinjal pozitiv për të lëmë mënjanë atë pak histeri kolektive që derdhet tek-tuk, siç ndodhi me këtë ngjarje.

Ajo nuk është gjë tjetër veçse ping-pong politik mes opozitës dhe mazhorancës e cila do të ishte shfryrë po njëlloj nëse në  tubimet opozitare do shfaqej flamuri grek krahas atij gjerman, francez apo të ndonjë vendi tjetër të Bashkimit Europian.

Dashuria e klasës politike nuk matet me flamuj, por me këtë krizë të thellë që kanë mbjellë e cila po na përdhunon idealet duke na bërë të urrejmë veten dhe Shqipërinë.

Sa për flamujt, lërini të valëviten sa më lart, ata bëhen të rrezikshëm veç kur i shndërrojmë në shtiza për t’i nxjerrë sytë njëri-tjetrit.

Komento

Komente

  • ilko stoyanov: 24/06/2019 11:09

    Per cilin minoritet e ka fjalen ky lajmetari ,me siguri per camet qe jetojne ne aspropirgo elefsine thiva etj. Ne Iliri valvitet vetem nje flamur o rrycooo,ti dhe shume te tjere po keni deshire te valvisni ndonje flamur tjeter coji nje sms adhe janullatosit dhe futeni ne b ..the me radhe. ping pongu i politikes eshte i mireorkestruar nga sponsorat e tyre fishkaman qe po u numerohen minutat.Boll me miresi dhe me tolerance. Me harbuterine sillu me harbuteri,asnjeri uk bene jeri me te mire se veten. keshtu qe boll na cave terrnocin me pallavra ortodoksie. pac fat ne rrugen tende te pederastise.

    Përgjigju
  • Xxx: 23/06/2019 17:46

    O llaman ai beler pushti i ka duart me gjak prandaj mos ja fut kot... dhe po ste pelqevi mer reckat dhe zhduku te greku.

    Përgjigju
  • asolingo: 23/06/2019 17:40

    Ky reportazh ka vetem te verteta,se shqiptari di te respektoje por di te te ktheje dhe reston atje ku duhet.

    Përgjigju
  • butrinti: 23/06/2019 17:14

    Bejleri eshte kriminel ndaj nuk mund te lejohej , madje eshte toleruar shume

    Përgjigju
  • Llaman: 23/06/2019 16:57

    Artikulli ka mjaft te verteta dhe po aq te genjeshterta, sidomos kur thote se eshte respektuar minoriteti grek qe nga 1921. Mjaft te kujtojme nje event te kohes se fundit kur Fredi Beleri nuk ju lejua te kandidoje ne Himare, ndonse teorikisht PS e kerkonte me ngulm nje kandidat te dyte

    Përgjigju
    • Moni: 23/06/2019 17:10

      Fredi Beleri eshte akuzuar per terrorizem. Fredi Beleri as nuk eshte fare grek por nje shqiptar gjakprishur, qe per para vret dhe te atin. Himara mund te zgjidhte kedo por jo nje terrorist qe per shkak te mungeses se shtetit shqiptar keto 25 vitet e pas ngjarjes se Peshkepise, ka mundur ti shpetoje drejtesise.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?