Neymar dhe Dani Alves

Dani Alves del nga burgu të enjten, Neymar paguan garancinë prej 1 milionë eurosh

20 Mars, 18:32| Përditesimi: 20 Mars, 18:34

  • Share

Pas 14 muajsh në qeli, Dani Alves mund të largohet nga burgu. Gjykata e Barcelonës ka pranuar apelin e avokatit të ish-mbrojtësit të krahut, Ines Guardiola, i cili kishte apeluar pas dënimit me katër vjet e gjashtë muaj të dhënë ndaj 40-vjeçarit për sulm seksual.

Lirimi, në pritje të dënimit përfundimtar, do të jetë i mundur me kusht prej 1 milionë eurosh dhe duke përjashtuar rrethana të paparashikuara, duhet të bëhet të enjten. 22 shkurtin e kaluar, gjykata e Barcelonës e dënoi ish-futbollistin për sulm seksual ndaj një gruaje, ngjarjet, të ndodhura brenda klubit të natës Sutton në qytetin e njohur katalanas që datojnë më 30 dhjetor 2022.

Gjyqtarët urdhëruan konfiskimin e pasaportave spanjolle dhe braziliane që i përkisnin Dani Alves, por jo vetëm kaq pasi ata i ndaluan ish-lojtarit të Juventusit të largohej nga Spanja përveç detyrimit të paraqitjes çdo javë në gjykatë.

Alves gjithashtu u ndalua të qëndronte një kilometër larg gruas dhe të komunikonin me të me çdo mjet.

Klauzola/ Dani Alves pritet të largohet nga burgu të enjten, vetëm pasi të ketë paguar një klauzolë prej një milionë eurosh. Një shifër të cilën sërish sipas La Vanguardia do ta japë Neymar, ish-shoku i skuadrës te Barça, PSG dhe kombëtarja.

Në detaje për pagesën duhet të kujdeset babai i sulmuesit të Al Hilalit. Duke e rikthyer pak historinë, kujtojmë se Dani Alves tashmë i ishte drejtuar familjes së Neymar për të paguar 150 mijë eurot e kërkuara nga gjyqtari hetues si dëmshpërblim për viktimën e dhunës seksuale. Paratë kanë shërbyer edhe si një faktor lehtësues për uljen e dënimit në katër vjet e gjysmë.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?