Dani Alves

Dani Alves dënohet me 4.5 vite burg për sulm seksual

22 Shkurt, 10:23| Përditesimi: 22 Shkurt, 14:44

  • Share

Dani Alves është dënuar me 4 vjet e gjashtë muaj burg pasi është shpallur fajtor për 'sulm seksual' dhe përdhunim. Pas më shumë se 10 ditësh pritje, këtë të enjte, më 22 shkurt u shpall vendimi përfundimtar i seksionit 21 të Gjykatës së Barcelonës, e cili vlerëson se futbollisti e ka kryer këtë krim natën e 30 dhjetorit 2022 në klubin e natës 'Sutton'.

Gjykata ka vlerësuar se krimi i sulmit seksual është i provuar. Për këtë arsye, Dani Alves duhet të vuajë 4 vjet e gjashtë muaj burg, 5 vjet pas lirimit me mbikëqyrje, 9 vite pa komunikim me viktimën dhe të paguajë 150 mijë euro dëmshpërblim plus shpenzimet e gjyqit.

4 vjet e gjashtë muaj që dikton dënimi janë më pak se ato të kërkuara nga prokuroria private (12 vjet, dënimi maksimal) dhe gjithashtu më pak se ato të propozuara nga Prokuroria (9 vjet).

Dënimi nuk ka përmbushur as pritshmëritë e mbrojtjes, e cila kërkoi lirimin e futbollistit. Strategjia kryesore e mbrojtjes për gjyqin ishte përdorimi i dehjes nga alkooli, kjo në përpjekje për të ulur dënimin e futbollistit.

Nëse në dëshmitë e para që Alves dha para gjyqtarit nuk përmendej asnjëherë konsumimi i alkoolit, si mbrojtësi brazilian ashtu edhe miku i tij Bruno, i cili ishte me të në Sutton natën e ngjarjeve, bashkëshortja e tij Joana Sanz dhe dy psikologë të mbrojtjes konfirmuan në deklaratat e tyre se futbollisti "kishte pirë shumë" atë natë dhe se kishte ardhur në shtëpi "me erë alkooli".

Prej 14 muajsh tanimë ai është në paraburgim dhe pritet të vuajë pjesën tjetër të mbetur të dënimit.

Ora 14:43
Gjykata dënon Dani Alves me 4.5 vite burg, Neymar i vjen në ndihmë mikut të tij


Neymar dhe familja e tij kanë ndihmuar në lehtësimin e dënimit të Dani Alves duke paguar 150.000 mijë euro dëmshpërblim, shkruan UOL. Familja e Neymar thuhet se ka vënë në dispozicion avokatin brazilian Gustavo Xisto, një nga përfaqësuesit ligjorë më të vjetër të kompanive të babait të Neymar.

Dy futbollistët janë miq shumë të ngushtë në jetë dhe numri 10 brazilian bëri gjithçka për të ndihmuar mikun e tij i cili do vuajë 4.5 vite burg për përdhunimin e një vazje 23-vjeçare në klubin e natës "Sutton" në Barcelonë dhjetorin e 2022.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?