Dani Alves me ish-bashkëshorten

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

28 Mars, 16:22| Përditesimi: 28 Mars, 16:26

  • Share

Ylli brazilian i futbollit, Dani Alves u lirua pak ditë më parë nga burgu në Barcelonë pasi ka paguar garancinë 1 milionë euro dhe do duhet të presë vendimin e Gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë nëse Alves do duhet të vuajë katër vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një 23-vjeçareje në një klub nate të Barcelonës.

Rasti mori vëmendje të madhe për shkak të famës së yllit brazilian, me mediat spanjolle që raportuan se vetëm disa ditë pasi u lirua, Alves organizoi një festë të madhe e cila thuhet se zgjati deri në orën 5 të mëngjesit.

Alves është liruar pasi ka paguar garancinë prej 1 milionë eurosh dhe jozyrtarisht thuhet se u ndihmua nga Memphis Depay me shumën e majme, nëpërmjet avokatëve.

Me Alves në burg që nuk mund të bënte asnjë veprim bankar, ishte ish-lojtari i Barcelonës që i dha hua shumën. Besohet se Alves ka bërë kthimin e shumës pasi pasuria e tij thuhet të jetë mbi 50 milionë euro.

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?