Trajneri i Romës, Daniele De Rossi foli pas humbjes 0-2 kundër Leverkusen në gjysmëfinalen e parë të Europa League në "Olimpico". Ai nuk e drejtoi gishtin nga gabimi i Karsdorp që solli golin e parë, teksa ka besim te mrekullia dhe një përmbysje në duelin e kthimit më 9 maj në "BayArena".
“Kemi luajtur kundër një skuadre të fortë, e cila nëse kalon në epërsi, të krijon vështirësi në menaxhimin e topit. Ecuria e përgjithshme u bë në mënyrë korrekte, më pëlqeu pjesa e parë sepse e rikuperuam topin herët dhe i detyruam të hidhnin topa të gjatë, ishte ajo që kishim përgatitur.
Në ndeshjet e Europës shumë herë e kemi zhbllokuar në ndeshjen, por sot ndodhi e kundërta. Unë besoj shumë te kjo skuadër, pa dyshim që do të jetë e vështirë, por nuk do të dorëzohemi.
Gabimi i Karsdorp - Episodet janë gjithmonë vendimtare, por do të ishte e padrejtë nëse sot do të drejtonim gishtin për një gabim të bërë, kur ndoshta në ndeshjet e tjera fituam për gabimet e të tjerëve. Është pjesë e lojës. Të gjithë së bashku dalim nga kjo situatë, kemi edhe një ndeshje kthimi. Në sekondën e fundit patëm një mundësi të jashtëzakonshme", tha De Rossi.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Leverkusen fiton me Romën në Itali dhe është një hap larg finales, Marseille 1-1 Atalanta në Europa League
S.Dh/ReportTv.al