Danimarka do të dhurojë 1 milionë vaksina AstraZeneca për 4 vende të Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Bosnjen, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod përmes rrjetit të tij social Twitter.
“Fqinjët tanë në Ballkan po përjetojnë një mungesë të madhe vaksinash, gjë që është e rëndë për komunitetet dhe rrit rrezikun e shpërthimeve të reja që mund të përhapen. Të lumtur që mund të ndërhyjmë dhe të ndihmojmë partnerët tanë të ngushtë me vaksinat.”, shkruan ai në Twitter.
Komisioneri i BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, përshëndeti gjestin dhe kontributin e rëndësishëm të Danimarkës për dhurimin e 1 milionë vaksinave anti-COVID në Ballkanin Perëndimor.
“Një përshëndetje e ngrohtë për këtë gjest dhe kontribut të rëndësishëm të Danimarkës në fushatën e vaksinimit të parterëve tanë në Ballkanin Perëndimor. Bashkë më të fortë”, shkruan ai përmes një postimi në rrjetin e tij social Twitter
Deri sot ne Shqiperi kane hyre pak me shume se 1 milion vaksina, nga te gjitha prodhimet e te autorizuara nga EMA (perjashto ate kubaneze). Pothuajse te gjitha te paguara nga buxheti i Shtetit me parate e taksapaguesve. Nga keto mbi 1 milion doza vaksinash qe kane hyre ne Shqiperi deri tani: - sa jane AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar, si doze e pare? - sa raste problematike jane verifikuar me dozen e pare AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar edhe si doze dyte? - sa raste problematike jane verifikuar me dozen e dyte AstraZeneca? - cila eshte gjendja krahasuese me vaksinat e tjera te injektuara ne Shqiperi?
PërgjigjuDeri sot ne Shqiperi kane hyre pak me shume se 1 milion vaksina, nga te gjitha prodhimet e te autorizuara nga EMA (perjashto ate kubaneze). Pothuajse te gjitha te paguara nga busheti i Shtetit me parate e taksapaguesve. Nga keto mbi 1 milion doza vaksinash qe kane hyre ne Shqiperi deri tani: - sa jane AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar, si doze e pare? - sa raste problematike ja verifikuar me dozen e pare AstraZeneca? - sa vaksina AstraZeneca jane injektuar edhe si doze dyte? - sa raste problematike ja verifikuar me dozen e dyte AstraZeneca? - cila eshte gjendja krahasuese me vaksinat e tjera te injektuara ne Shqiperi?
Përgjigjudanimarka ka vdekjen me te larte nga astrazenica ne bote edhe na e jep ne qe te vdesim
Përgjigju