Burgu i Gjilanit

Danimarka: Në burgun e Gjilanit do të dërgohen të dënuar me dëbim

10 Qershor, 16:10| Përditesimi: 10 Qershor, 16:16

  • Share

Ministria e Drejtësisë e Danimarkës ka thënë se personat që do të dërgojë në një burg të Gjilanit, në përputhje me marrëveshjen me Kosovën për burgjet janë të dënuar me dëbim nga Danimarka.

Muajin e kaluar Kosova njoftoi se do të lëshojë me qira Danimarkës një burg me 300 qeli në qytetin jugor të vendit.

Gjithashtu vlen të theksohet se shteti Danimarkës nuk do të sjellë të dënuar për terrorizëm, krime lufte apo të dënuar të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore. Ndërsa ata duhet që dënimet e tyre t’i kryejnë në kushte të njëjta sic do t’i kishin kryer në një burg danez, përfshirë dhe kushtet fiziket.

Shteti danez thuhet se pret që burgu në Gjilan të jetë i gatshëm për përdorim nga ata për rreth dy vite, pra deri në vitin 2026.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?