Bota

Danimarkë/ Darka solemne në Pallatin Amalienborg, Rama shfaqet pranë liderëve europianë! Batuta me Melonin dhe Macron (VIDEO)

1 Tetor, 20:48| Përditesimi: 1 Tetor, 22:55

  • Share

Nesër në Danimarkë do të mbahet Samitit i Komunitetit Politik Evropian, ku do të marrin pjesë 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga i gjithë kontinenti.

Sonte në Pallatin Amalienborg është mbajtur një darkë solemne e organizuar nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II, ku kanë marrë pjesë liderët europianë.

I pranishëm në këtë darkë është kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është shfaqur duke biseduar me liderët kryesorë europianë si kryeministrja italiane Girogia Meloni, presidenti francez Emmanuel Macron, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe kryeministren daneze Mette Frederiksen.

Në pamje duket Rama duke shkëmbyer batuta me Melonin dhe presidentin francez Macron.

Ora 19:32
Vizita në Danimarkë, Rama pritet në takim nga Mbreti Frederiku X (VIDEO)

 

Kryeministri Edi Rama, ka ndarë pamjet nga vizita e tij zyrtare në Danimarkë, ku është pritur në pallatin mbetëror Amalienborg nga Mbreti Frederiku X, dhe Mbretëresha Margrethe II.

Më tej Rama shkruan se pas mikëpritjes që Shqipëria i bëri bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, tashmë do të jetë Danimarka ajo që do të mbaj organizimin e radhës.

“Kopenhagen, Danimarkë- Mikpritja nga Madhëria e Tij, Mbreti Frederiku X, dhe Madhëria e Saj, Mbretëresha Margrethe II, në Pallatin Amalienborg

Pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, sot rrugëtimi vijon në Kopenhagen, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës”, shkruan Rama.

 

 

A.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si iu duket?