Danimarkë - Një skandal ka përfshirë politikën daneze, ku një deputet ka një marrëdhënie me një vajzë të mitur.
Mike Fonseca ka deklaruar për mediat se marrëdhënia e tij me 15-vjeçaren funksionon mirë dhe se e duan njëri-tjetrin. Ai u rikthye në punë në parlament të enjten (7 shkurt) pasi mori pushim mjekësor kur lidhja u bë publike.
Fonseca, 28 vjeç, u raportua në polici në nëntor pasi pranoi se kishte një lidhje me një 15-vjeçare. Ai pohoi në komentet për mediat daneze në atë kohë se lidhja ishte dashuri e vërtetë. Ai më pas u përjashtua nga partia e tij, lideri i së cilës Lars Løkke Rasmussen tha se kishte mbetur pa fjalë kur mësoi për marrëdhënien. Fonseca i tha transmetuesit TV2 se ai kishte thyer kodin e sjelljes së Partisë së Moderuar duke u takuar me dikë nën moshën 18 vjeç.
Ndërsa raportet në atë kohë pretendonin se ai e filloi lidhjen kur vajza ishte në klasën e 8-të në shkollë, ai gjithmonë ka thënë se marrëdhënia filloi vetëm pasi ajo kalonte moshën e pëlqimit. Një zëdhënës i policisë i tha televizionit Ritzau se nuk kishte "asnjë dyshim të arsyeshëm se ligji është shkelur".
Të enjten ai u kthye në parlament si deputet i pavarur. “Unë do të vazhdoj të jem i vërtetë me veten time, me të dashurën, miqtë dhe me ata që më kanë zgjedhur” shkroi Fonseca. “Rregullat bëhen çuditërisht të parëndësishme kur një çift e do njëri-tjetrin. Dashuria nuk ndjek rregulla dhe të bën të verbër”, shtoi ai.
Në Danimarkë, ku mosha e pëlqimit është 15 vjeç, Fonseca nuk po shkel ligjin,m shkruajnë mediat.
Komente
