Danimarkë/ Rrëfehet autori i krimit makabër në nëndetëse: Unë e vrava gazetaren

9 Shtator 2020, 16:08| Përditesimi: 9 Shtator 2020, 16:10

  • Share

49-vjeçari Dane Peter Madsen, i dënuar me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e gazetares suedeze Kim Wall në nëndetësen e tij private, ka pranuar për fajësinë e tij gjatë një intervite në një dokumentar

Shpikësi, projektuesi dhe pronari i nëndetëses, i intervistuar me telefon, iu përgjigj "Po" gazetarit Kristian Linnemann i cili e pyeti nëse ishte ai që e kishte vrarë Kim Wall - "Ka vetëm një fajtor dhe ai jam unë".

Vrasja daton në 10 gusht 2017. Madsen kontaktoi reporteren Kim Wall e cila i kishte kërkuar një intervistë për të portretizuar këtë inxhinier autodidakt të fiksuar për të pushtuar detet dhe hapësirën. Ai u bashkua me të po atë mbrëmje. Disa orë më vonë, gjatë natës, nëndetësja u mbyt dhe Madsen pasi shpëtoi, u arrestua, u akuzua për vrasje pa dashje dhe se kishte fundosur me dashje nëndetësen.

Deri në rrëfimin e tij në dokumentar, Madsen gjithmonë ishte deklaruar i pafajshëm. Sipas versionit të tij, Wall kishte vdekur pasi ishte goditur në kokë nga një derë e nëndetëses. Gjatë gjyqit ai pranoi se e kishte copëtuar trupin e pajetë të gruas para se ta hidhte atë në Detin Balltik, por pretendoi se ai nuk e kishte vrarë atë dhe se vdekja e saj ishte aksidentale.

Sidoqoftë, prokuroria pretendoi se policia kishte gjetur disa video në kompjuterin e Madsen që tregonin disa vrasje të grave të tjera të kryera nga Madsen. Gjatë gjyqit, dëshmitarët pretenduan se e kishin parë atë duke parë video me prerje kokash dhe duke praktikuar ‘asfiksi erotike’.

Më 6 tetor, policia gjeti provën e fundit në Køge Bay: dy qese plastike me pjesë të trupit të Kim Wall brenda. Më 25 Prill 2018, Madsen u dënua me burgim të përjetshëm. Pak më vonë ai apeloi vendimin.

"Përveç 10 gushtit 2017, kurrë nuk i kam bërë asgjë të keqe askujt", vazhdon Madsen në serialin dokumentar të titulluar ‘Regjistrime të Fshehta me Peter Madsen’, nga të cilat është transmetuar vetëm episodi i pare, i cili bazohet në mbi 20 orë bisedë telefonike midis gazetarit dhe vrasësit, e regjistruar pa dijeninë e këtij të fundit, por më pas e autorizuar.

Shpikësi, sipërmarrësi dhe bashkëthemeluesi i programit hapësinor të Kopenhagës Suborbitals, Peter Madsen u rrit në Høng, një qytet në bregun perëndimor të Zelandës. Nëndetësja e parë që ai projektoi, UC1 Freya e gjatë 7.5 metra, u ndërtua në fillim të viteve 2000. Pastaj erdhi radhe e Kraka UC2, 12 metra, e ekspozuar në Muzeun Danisht të Teknologjisë në Elsinore. UC3 Nautilus, 18 metra u realizua në vitin 2008, dhe për kohën ishte nëndetësja më e madhe private në botë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?