Bota

Daphne Galicia, lihet i lirë dhe riarrestohet pas disa orësh biznesmeni porositës i vrasjes së gazetares

22 Nëntor 2019, 09:17| Përditesimi: 22 Nëntor 2019, 13:12

  • Share

Yorgen Fenech, drejtori menaxhues i Grupit Tumas, menaxher i përgjithshëm i termocentralit me gaz në Maltë, u riarrestua sërish disa orë pas lirimit të tij me kusht.

Ai akuzohet si porositësi i vrasjes së gazetares malteze Daphne Galicia, e cila atë kohë po hetonte mbi një dosje korrupsioni.

Biznesmeni Yorgen Fenech, i arrestuar të mërkurën, mbrëmë u la i lirë me kusht. Sot gazeta ‘Times of Malta’ raportoi se ai u riarrestua sërish sot.

Liria me kusht e biznesmenit e bëri edhe më të tensionuar përballjen politike që ka filluar në orët e fundit në ishullin e Maltës, ku jo më vonë se mbrëmjen e së mërkurës ndërtesa e qeverisë u rrethua nga një zinxhir njerëzor prej mijëra maltezëve të cilët kërkuan dorëheqjen e kryeministrit.

Gazetarja dhe blogerja e pavarur, Caruana Galizia në kohën e vrasjes ishte duke punuar mbi një dosje korrupsioni.

Në momentin e ekzekutimit, makina që ajo kishte marrë me qera për të lëvizur shpërtheu dhe u mbulua nga flakët.

Ajo u gjet nga djali i saj Matthew që dëgjoi shpërthimin nga shtëpia e tyre.

"Nuk do të pushoj derisa për Daphne të ketë drejtësi", deklaroi atë kohë kryeministri Muscat.

Në hetimet e gazetares për skandalet e ‘Panama Papers’, përfshihej edhe gruaja e kryeministrit, e cila gjithmonë i ka mohuar akuzat.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?