1. Vota preferenciale e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit çoi në Parlament në total 44 deputetë. 7 nga 50 deputetët e PD dhe 37 nga 83 deputetët e PS.
2. Përtej populizmit të artikuluar në publik, 7 deputetët e partive të vogla kanë dalë të gjithë nga listat e mbyllura.
3. Rezulton se 3 kandidatëve të Partisë Demokratike u shkoi huq qënia në listë të mbyllur pasi nuk morën dot mandatin. Aurel Bylykbashi në Elbasan, Eduart Sharka në Fier, Atird Hoxha në Vlorë.
5. Lista e mbyllur i garantoi figurave jashtë politikës mandatin e deputetit pa mund e thuajse pa bërë fare fushatë. Asnjë prej tyre nuk spikati në media dhe opinion publik duke shijuar kështu fitoren lehtë. Të tjerë mblodhën votat, të tjerë shijuan fitoren qyl! Rruga kjo më jo e drejtë dhe e gabuar për të hyrë në politikë.
6. Parlamenti i ri do të ketë 50 gra e vajza. Përkatësisht 34 nga Partia Socialiste, 13 nga Partia Demokratike, 2 nga PSD dhe 1 nga Shqipëria Bëhet. Vetëm 11 prej tyre hynë përmes votës preferenciale dhe listave të hapura.
7. PD ruajti nuklën fanatike të elektoratit, ata që nuk e tradhëtojnë asnjëherë. Ata që e dinin që do humbnin dhe sërish votuan. Bashkë me aleatët, ato 530,000 vota janë krejt të pamjaftueshme për të synuar pushtetin. Shkundja e lidershipit, oferta e re politike në figura dhe mendësi mbetet e vetmja alternativë. Nuk ka asnjë La Civita që të merr përsipër pa bërë këtë!
8. Vota preferenciale tregoi se elektorati pëlqen dhe mbështet figurat thellësisht politike teksa vota masive për figura jo politike shoqërohet gjithnjë me anomali dhe hije dyshimi. Rasti tipik i "politikanëve bio" është rënditja në krye me votë preferenciale e Damian Gjiknurit në Vlorë, Erjon Braçes dhe Fatmir Xhafës në Tiranë nga PS dhe Jorida Tabakut nga PD.
9. Modeli i politikanit është garanci për suksesin elektoral. Të vendosur vetëm dy muaj para zgjedhjeve, Erjon Braçe në Tiranë (për herë të parë) dhe Damian Gjiknuri në Vlorë (pas 4 vitesh shkëputje) arritën jo vetëm të fitonin terrenin në raport me kandidatët e tjerë por u ngjitën në krye të listës preferenciale si brenda vendit dhe në diasporë.
10. Vota e emigracionit ishte në të njëjtën linjë me votën brenda vendit. Kjo më së shumti tregon se ata nuk kanë ndonjë interes të veçantë për pushtetet në Shqipëri por ndikohen nga lidhjet dhe patronazhimet përmes familjarëve. Gjithashtu, për shkak se informimi i tyre bëhet në distancë, mbeten të ndikueshëm nga ata që arrijnë të fitojnë betejën e propagandës.
11. Përfshirja e ministrave në listat e hapura e bëri të pa barabartë garën. Shembulli tipik është Tirana ku Blendi Gonxhe, Ervin Hoxha dhe Anila Denaj morën jo vetëm mandatin por së bashku 54,210 nga 208,114 votat e PS në Qarkun Tiranë (26% e totalit).
Komente
