Për disa K më shumë në Youtube, televizionet tona i kanë "ngritur traun" çdo lloj llumi e deliranti!
Nga emisionet e mëngjesit deri në ato të politikës në mbrëmje. Pasojat janë graduale. Gjithnjë e më pak zëra të arsyeshëm. Më pak informacion i balancuar dhe analizë. Më pak modele frymëzuese. Më pak ide e alternativa. Më shumë vulgaritet, zhurmë dhe dhunë verbale.
Një shoqëri që i kthen në idhuj mashtruesit, që rri e dëgjon ti japin mend të pa shkollët e delirantët është e destinuar të jetë gjithnjë spektatore cirku ku prestigjatorët e hutojnë me klloun dhe numra shpejtësie.
Aftësia e llumit dhe delirantëve për tu shumëfishuar përmes hapësirës televizive është thjesht mbresëlënëse! Është detyrim dhe përgjegjësi publike e televizioneve që të "ulin traun" dhe të mos pranojnë të bien në nivelin e videove live nga TikTok-u.
Komente

Shume I sakte shqetesimi. Me vjen per te vjelle me nivelin qe perballem, qe nga etika personale, ajo e fjales publike, eksperiza e “specialisteve” dhe kultura e debatit. Eshte nje gje te mos biesh dakort me folding, tjeter gje komplet te mos respektosh etiken e detyruar qe kushdo qe ka fuqine e mikrofonit te mos anyone me te.
PërgjigjuE thënë popullorshe më troç nuk ka të merr frika të ndezësh TV është një degjenerim total në të gjithë fushat.
PërgjigjuAbsolutisht ke te drejte fillo me drejtuesit e tv dhe perfundo me programet llum i Gialle.