KOSOVË- Kryetari i PSD-së Dardan Molliqaj, bashkëshorti i ish-ministres së arsimit Besa Shahini, është arrestuar nga Policia e Kosovës në afërsi të zyrës.
Kjo është bërë pas përfundimit të protestës së veteranëve ku ai mori pjesë.
Për Molliqajn ishte lëshuar urdhërarrest nga Gjykata, për rastin e sulmit fizik ndaj deputetit Haki Abazi.
Dardan Molliqaj dhe katër anëtarë tjerë të Partisë Socialdemokrate janë arrestuar sot.
Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi në një bisedë telefonike për mediat kosovare ka thënë se arrestimi ka ndodhur menjëherë pas protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.