KORÇË- Dardha po bëhet gati për të pritur turistët e munguar. Dëbora ka zbardhur vendin këtë të mërkurë, duke ofruar një pamje fantastike. Reshjet kanë filluar të bien në orët e para të mëngjesit me një intensitet që ka rënë gradualisht me kalimin e orëve.
Sipas zyrtareve të autoritetit lokal të rrugëve nacionale,në segmentin rrugor të Dardhës trashësia e borës ka shkuar deri në 3 cm, ndërsa problem shfaq kilometri i 9 deri në kilometrin e 12.
Ndërkohë në terren kanë dalë firmat kontraktore të cilat po punojnë për kriposje dhe hapjen rrugëve.
Sektori i qarkullimit rrugor u bën thirrje drejtuesve te mjeteve, te shfaqin kujdes në këtë segment për shkak te prezencës së borës dhe lagështirës ndërsa drejtuesit e mjeteve duhet të pajisen me gomat e dimrit.
Kjo është hera e dytë që fshati turistik mbulohet nga bora, teksa siç ka raportuar gazetarja e Report TV, Gladiola Hoxha thotë se me rënien e dëborës ka pasur edhe një numër të madh turistësh.
/BUKUR/te ofrojne lakror me fasule,petanik,gjize turshi,e ndonje mish te pjekur.
PërgjigjuPo pra , e pashe dje mikpritjen kur pashe cmimet e hoteleve ne Dardhe online , nga 110-140 euro nata vetem te flesh e te rrish tere diten kot se ndonje argetim tjeter pervec debores nuk ka.Pastaj pashe Cortina D'ampezzo ne Itali e njohur ne shkalle boterore dhe cmimet fillonin nga 120 euro per hotele me 3 yje deri ne 800 euro per super luks .Po atje ka ski e aktivitete, keta fshataret e Dardhes cfare ofrojne per 140 euro , dini gje ?
Përgjigju