Mbi 2 orë takim informal, Lulzim Basha dhe Yuri Kim darkojnë në një restorant! Ambasadorja: Partitë politike të sigurojnë kandidatë të pastër në zgjedhjet e 25 prillit

19 Dhjetor 2020, 19:56| Përditesimi: 19 Dhjetor 2020, 23:10

  • Share

Ambasadorja Yuri Kim dhe kryedemokrati Lulzim Basha janë takuar mbrëmjen e sotme (19 dhjetor) në një darkë joformale në një prej restoranteve në Tiranë në zonën pranë rrugës së Elbasanit.

Mes ushqimit dhe buzëqeshjeve, takimi mes 2 përfaqësuesve politikë zgjati për më shumë se 2 orë ku nga restoranti dolën në orën 22:20 duke thyer kështu dhe karantinën.

Pas takimit ka reaguar dhe Ambasadorja Yuri Kim e cila përmes një postimi në Twitter ajo shkruan se gjatë takimit ata kanë diskutuar për zgjedhjet e 25 prillit. Ajo shkruan se partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër.

Gjithashtu ambasadorja tha se SHBA do të mbështesë të gjithë procesin e zgjedhjeve që do të zhvillohen në Shqipëri.

Kjo darkë vjen vetëm pak ditë pas përfundimit të një vale protestash të dhunshme në Tiranë për të cilat kryedemokrati Basha është shprehur se i mbështet, ndërsa ambasadorja Kim ka bërë thirrje që të ndalet dhuna.

FOTO+VIDEO nga takimi

Ora 23:01
Pas takimit me Bashën, Kim: Diskutuam për përgatitjet e zgjedhjeve më 25 prill! Partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër

1608412520_bashakim.jpg

Pas takimit me kryedemokratin Basha ka reaguar ambasadorja Yuri Kim. Përmes një postimi në Twitter ambasadorja shkruan se gjatë darkës ata kanë diskutuar mbi përgatitjet e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ajo shprehet se të gjithë partitë politike duhet të sigurojnë kandidatë të pastër dhe se SHBA do të bëjë pjesën e vetë për të mbështetur zgjedhjet e lira.

"Sonte u takova me Kryetarin e PD Lulzim Basha. Diskutuam rolin thelbësor të opozitës në demokraci, pikëpamjet e opozitës mbi çështjet kryesore dhe përgatitjet për zgjedhjet e 25 Prillit. Të gjitha partitë duhet të sigurojnë kandidatë të pastër. SHBA do të bëjë pjesën e vet për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri" - shkruan Kim.

Ora 22:20
Mbi 2 orë darkë, Basha e Kim shkelin karantinën

Përfundon pas 2 orësh darka mes ambasadores Yuri Kim dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Ata janë larguar nga restoranti ku po darkonin në orën 22:20 duke thyer kështu dhe orën policore.

E.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Eni: 20/12/2020 14:00

    Beni ta gezovsh Lul Bashen!Lulzim Bashen e spiunuesin kundra UÇKse,faljes se Detit Grekerve,280 milion erove te vjedhura te rruges se kombit,vrasjet e 21 Janarit etjerBeno.

    Përgjigju
  • Akrepi: 20/12/2020 12:54

    C'dokush mund te ndodhet bosh , por jo te firas fare . Zonja Kim dhe Zoteri Basha , bejne punet e tyre , per te cilat paguhen . Ne keto momente parazgjedhore , , te gjithe personalitetet qe kane detyren , por edhe pergjegjesine per organizimin e tyre , levizin maksimalisht per pregatitien , jo vetem institucionale , por edhe cilesise morale dhe profesionale te kandidateve qe do te votohen per deputet .Kjo eshte detyra e te gjithe drejtuseve politik e diplomatik . Nese pregatitiet e gjithaneshme do jen maksimale , dhe te mir llogaritura , do te kemi edhe nje qeverisie te pergjegjshme , dhe nje zhvillim te kenaqshem te shretit . Si ka mundesi te ket , mendime se keto perpiekie per mbarvajtje s'qenkan te domosdoshme . Si duket , shum njerez jan mir ketu tek jane , keshtu sic jane !. Shqiperia duhet te ec perpara , pamvaresisht mendimit regresit , i cili vjen , jo vetem nga individet por edhe nga intelektuale qe lundrojne rehat ne pellgjet e kohes .

    Përgjigju
  • LORA: 20/12/2020 12:00

    Ketu do te jemi,per te verifikuar se sa vend do te zere tek babalet e vet-djegun keshilla e Ambasadores Amerikane. Marresi i keshilles se saj,lul-i, eshte figure e denje per konfiskim rrenjesor dhe plasje tek shtate penxheret.

    Përgjigju
  • sifi: 20/12/2020 11:11

    Zonja ambasadore per kandidatet e paster lgjerisht ne zgjedhje ke bere takmin e gabuar. Lul Basha ka tre dosje dhe eshte mbrojtur persinalisht nga gjykates dhe prokuror kriminel qe jane perjashtuar nga drejtesia me urdher te kryekriminelit Berisha.Dosjet 339 dhe 186 shtypit jane nxjerr ne treg nga prokuror militant dhe PD ja dha Bildit per publkim. A nuk duhet ata prokuror te merren te pandehur per shfrytezim te postit zyrtar ?

    Përgjigju
  • F-35: 20/12/2020 10:36

    Kandidat te paster thote Ambasadorja, po Lulin si e konsideron?! Apo e kane pastruar ne lavazhin e Ambasades?

    Përgjigju
  • Kosovari: 20/12/2020 10:05

    Ministri i drejtesise se Kosoves gjobitet per thyerjen e orarit te kufizimit ,po ketu pse nuk gjobiten ambasadorja dhe Lul bytha? Nuk ecet gjthnje me servilizma.

    Përgjigju
    • Bebe: 20/12/2020 11:56

      Dakord jam shume. Dmth si gjithmone populli e ha po liderat jo

  • Rudi: 20/12/2020 09:34

    Filluan te gatuajn persheshin.Se Amerika na do te miren dhe nuk i ze gjumi per te miren ton.Meqe kan shkelur karantinen dhe Kim na flet per drejtesi,perse nuk i vihet gjobe te dyve dhe lokalit qe nuk ka respektuar orarin?Shtet leshi,Kim eshte kryeministre dhe tjeret lehin kot

    Përgjigju
  • Beni: 20/12/2020 07:56

    Me te paster se Luli nuk gjen ne bote

    Përgjigju
  • BENI: 19/12/2020 23:25

    NUK TAKOHET krimineli,,,yuri kim,,ai futet ne burg...

    Përgjigju
  • Populli: 19/12/2020 23:12

    Ah Rama hapi syte e hangre me duket te ka ardh koha me u tregu i zgjuar mos e le Lulin me ta kap po hidhu kape ti hahahaha

    Përgjigju
  • Bebe: 19/12/2020 23:09

    Gjoben direkt ambasadores, lulkes dhe lokalit.

    Përgjigju
  • Yyy: 19/12/2020 23:05

    Po te kishte darkuar me Ramen nk do ishte thyrje , mbase kan mare leje te e-albania

    Përgjigju
  • Arbëri: 19/12/2020 22:51

    SHBA-t i kërkojn dorëheqje (LB) për shkaqe korrupcioni...sepse SPAK e ka dosjen e tij të kompletuar...!!!

    Përgjigju
  • O tej: 19/12/2020 22:27

    Po qafen a e thyen?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?