Matthew Miller, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, ka folur për ngjarjet e fundit në veri të Kosovës, i cili i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të shmangin çdo retorike që mund të nxisin më tej konfliktin dhe dënoi sulmin.
Në konferencën e rregullt për media, ai është pyetur edhe për kërkesën e Serbisë që KFOR-i të marrë përsipër sigurinë e veriut të Kosovës.
“I bëjmë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo retorikë që mund të nxisë më tej tensionet dhe të punojnë menjëherë në koordinim me partnerët ndërkombëtarë për të de-përshkallëzuar situatën dhe kthimin në dialogun e lehtësuar nga BE”, tha ai.
Të dielën e 24 shtatorit 2023 sulmuesit serbë i zunë pritë njësitët policor afër fshatit Banjskë në Zveçan dhe vranë policin Afrim Bunjaku. Në aksionin e Policisë, dhjetëra sulmues të armatosur e uniformuar serbë u rrethuan në fshatin Banjskë. Policia u sulmua në vazhdimësi nga sulmuesit.
Lajmi kryesor:
Sulmi me armë në veri/ Identifikohet sulmuesi i dytë! Sveçla: Njëri nga të vrarët në Banjskë, truproja i Vulinit! Lirohen 4 nga të arrestuarit! Largohen postblloqet
S.S/ReportTv.al