Ish-ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim uron kreun e SPAK, Altin Dumani për vlerësimin nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 10 kampionët globalë të luftës kundër korrupsionit, i nderuar edhe me dekoratë nga Sekretari i Shtetit Anthony Blinken, ditën e djeshme (9 Dhjetor).
Ambasada e SHBA-ve e njoftoi takimin mes tyre pas ceremonisë në DASH, me një postim në rrjetin social X, ditën e sotme (10 Dhjetor”.
Ambasada, teksa njofton me një foto takimin Kim-Dumani, nënvizon edhe se “Uashingtoni rikonfirmon mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Postimi i Ambasadës së SHBA:
“Zëvendës Ndihmës Sekretarja Kryesore Kim dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari Kasanof iu bashkuan Sekretarit Blinken për të uruar drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme shqiptare Altin Dumani për çmimin Kampion kundër Korrupsionit. Zyrtarët në Uashington rikonfirmuan mbështetjen e fortë për luftën e Shqipërisë kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Komente

Me ne fund Shqiperia po shikon nje drite jeshile! Ky vend per here te pare po sheh nj3 shprese te vertetw. Poshte llumi! Poshte korrupsioni! Poshte kalbesirat qe nuk u fryne kurre duke ja pire gjakun kesaj Shqierie!
PërgjigjuZotit Dumani duhet ti zgjatet mandati deri sa të zhduki krimin dhe hajdutërinë,ka pasur plot prokuror të përgjithshëm por kanë punuar për vete.
Përgjigju