Thaçi dhe Veseli nën akuzë për krime lufte, DASH: Hap përpara për drejtësinë në Kosovë

25 Qershor 2020, 07:32| Përditesimi: 25 Qershor 2020, 14:48

  • Share

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar në lidhje me aktakuzat që Prokuroria e Hagës ka ngritur ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli. Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha  se Shtetet e Bashkuara inkurajojnë Gjykatën Speciale për Kosovën dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar t’i përmbahen mandatit të tyre ndërkohë që kjo çështje avancon përmes sistemit të drejtësisë.

“Njoftimi është rezultat i një procesi që vazhdon prej 20 vjetësh,” tha zëdhënësi, i cili bëri komente për Zërin e Amerikës, në kushte anonimiteti.

“Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor. Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik,” tha për Zërin e Amerikës zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, njoftoi të mërkurën se ka ngritur akuza ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli, si të dyshuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte ndër të cilat, vrasje të paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Sipas prokurorit akuzat janë ngritur më 24 prill.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sokrat: 25/06/2020 15:45

    Following statement made by former NSA John Bolton while still in office. Is the DOS in conflict with e double standard here? In his tirade against the court, Mr Bolton said it: Was a threat to "American sovereignty and US national security" Lacked checks and balances, claimed "jurisdiction over crimes that have disputed and ambiguous definitions" and failed to "deter and punish atrocity crimes" Was "superfluous" as the US administration did "not recognise any higher authority than the US Constitution"

    Përgjigju
  • Sokrat: 25/06/2020 15:27

    To be noted; the USA has declared the ICH (International Court of Hague) illegal and does not recognize it’s authority

    Përgjigju
  • Danabi Shmis: 25/06/2020 12:19

    E vertet,sote populli Shqipetar me shume se kurr ka nevoje per drejtesi.Publikimi dje i akuzave per Thacin e Veselin te le shije te keqe,shume njerez i befason dhe ju krijon iden e nje konspiracioni te madh jo vetem kunder popullit te Kosoves,por gjithe popullsis Shqipetare kudo qe ndodhet.Llogjikisht nuk eshte rrastesi qe kjo ndodh menjehere mbas rreagimeve as'pak te mira te Parlamentit Evropian ku pervec theksimit me force te 15 kushteve per fillimin e negociatave,dikush me ton te ngritur tha se nuk duhen filluar negociatata me Shqiperine,bile as'qe duhet ndihmuar ekonomikisht.Thenie mjerane te njerzeve meskin e inatci,por qe ne fakt i bejne ismetin veprimeve konspiracioniste qe vazhdojne te thurren ne kurriz te ketij populli.Llogjikisht duhet pranuar se nuk kane interes qarqet shoveniste Serbe qe ceshtja te zgjidhet,te behen bisedime ne Washington dhe te percaktohet nje definicion pozitiv per te ardhmen e Kosoves.Eshte llogjike qe kete se pranon as'Putini qe eshte b...e b.. me Vucicin,por si vjen mire as'Evropes e cila per rrastin spostohet ne zgjidhjen e kesaj ceshtje.Jane keto disa nga arsyet qe Gjykata,apo prokurori perkates ben njoftimin publik dhe bllokuan bisedimet qe mund te jepnin rezultate pozitive.Mjaft meeee,ka ardhur koha qe Evropa ta shikoj ndryshe kete popull dhe kete vend,sepse vertet eshte populli me properndimor.Ka ardhur koha te hiqt dore nga lojrat "jo fillojme sote negociatat...jo fillpjme neser".Shqiperia nuk eshte pa probleme...kete e dim me mire ne se ju aty ne Bruksel,por as'nje here dhe kurr nuk kane qen me afer Brukselit sllavet nga Shqipetaret.Ne vijme ne ditet e sotme mbas nje izolimi total dhe rrjedhimisht do te reflrktojme edhe shume mangesi,por fillimi i negociatave do te behet premis pozitive per ti eliminuar mangesit.Popull Shqipetar;sote nevojitet llogjik e plote ne analizen e problemeve,por as'nje here nuk duhet harruar vigjilenca sepse sic po shihet ndaj teje thurren hile e pa drejtesi.Popullit Kosovar si pjese perberse e popullit Shqipetar sote i duhet urtesi,mencuri dhe vigjilence.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/06/2020 09:55

    I mbyturi kerkon dhe kapet pas deges mbi uje. Keshtu po ndodh edhe me presidentin thaçi ne Kosove. Akuza per te eshte individuale se ka vrare 100 vete. Akuze e rende dhe tronditese. Thaçi beri mire qe u kthye nga rruga per ne shtepine e bardhe por nuk e çoj deri ne fund,sepse ai duhet kthehej urgjentisht ne Kosove dhe edhe ne mes te nates te deklaronte dorheqien e me vullnet te plote duke u vene ne dispozicion te drejtesise. Kjo nuk ka ndodhe deri tani,por nuk do te qe keq qe sot deri ne darke ta mbaronte kete pune e te shkonte ne shtepi. Te mbahesh me Kosoven apo UÇK eshte dobesi dhe varferi e madhe intelekti sebashku me friken nga pasojat proceduriale te organit te prokurorise do ta rendonte dhe desilusiononte shtetin dhe popullin e Kosoves. Aleanca EuroAtllantike e ka krijesen e vet Republiken e Kosoves dhe kurre nuk mund te dale edhe kunder vullnetit politik te nje populli te shtypur,masakruar e vrare barbarisht nga separatizmi sllav 200 vjet e ma shume. Sot me shume se kurre Kosova ka nevoj per drejtesi,maturi dhe urtesi!

    Përgjigju
  • Korkodili: 25/06/2020 09:20

    Shteti shqiptar per dhtepin e verdhe duhet te hedh ne gjyq per shfifje dik martin

    Përgjigju
  • Juristi: 25/06/2020 09:10

    Hajde te futme,hajde.Nuk po merret vesh kush po ja fut,por me sa duket,po ja fusin te gjithe Hashimit dhe Kosoves.Kjo puna e Kosoves dhe Hashimit,duhet te jete shkolle,se si po na e fusin,dhe sa te dobet jemi diplomatikisht.Kosova,nga fituese,pak nga pak,po e akuzojne per krime lufte.Kjo e ka bazen nga primitiviteti i politikaneve te Kosoves,qe jane dru me pre.Keto bota i sheh neper takime,darka,dreka dhe sigurisht comunicimi,dhe jane te trashe fort,as buke s'dine me honger,pastaj me politiken qe bejne,e dhjesin fare,aq dine,ky eshte problemi.Kjo puna e Hashimit,eshte thike pas shpine,e Europes mendoj,dhe do ndjehet shume. Duhet me kuptu,se po nuk shuajtem problemet mes nesh,ne bote do jemi gjithmone langaraq.Ne fakt,me kete nivel te robve qe bejne politike ne Kosove dhe Shqiperi,jemi ku therret qameti,jo langaraq,por super longaraq.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 25/06/2020 08:49

    Kosovo leaders fought against serbian who clearly were doing ethnic war and genocide agains innocent people of Kosovo. All Albanians are standing next to Hashim Thaci and Kadri Veseli at this time.

    Përgjigju
    • Not: 25/06/2020 11:32

      Speak for yourself. Not everyone stands by thieves.

    • Trnakop Kacija: 25/06/2020 11:19

      That is absolute hoarse shit what you just wrote- Absolute majority of Kosova Albanians recognise that Hashim Thaqi and Kadri Veseli are the worst tandem that after the liberation of Kosovo by the USA and their alias did enourmes damages to Kosovo cause and albanian population for their personal gain. So "the devil came" for their souls and it will get it - it is the only way to finaly free Kosovo and its people for good.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?