Bota

DASH paralajmëron qytetarët amerikanë të mos udhëtojnë jashtë vendit

20 Mars 2020, 07:16| Përditesimi: 20 Mars 2020, 07:21

  • Share

Departamenti amerikan i Shtetit po u rekomandon amerikanëve të shmangin të gjitha udhetimet ndërkombëtare, ndërsa pandemia e koronavirusit thellohet.

Departamenti e ngriti nivelin e rekomandimit të udhëtimit në 4, më i larti i rrezikshmërisë, zakonisht i rezervuar për vende në zona lufte, ose me probleme të mëdha.

“Në vende ku udhëtimi civil është i mundur, qytetarët amerikanë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara duhet të bëjnë planet për kthim të menjëhershëm në Shtetet e Bashkuara, përveçse nëse janë të përgatitur të mbeten jashtë vendit për një kohë të pacaktuar”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.

Njoftimi është rekomandim, jo detyrim. Miliona amerikanë janë ende jashtë Shteteve të Bashkuara.

“Nëse vendosni të udhëtoni jashtë vendit, planet tuaja mund të jenë të ndikohen rrënjësisht dhe mund të detyroheni të qëndroni jashtë Shteteve të Bashkuara për një kohë të pacaktuara”, thuhet në paralajmërimin e udhëtimit./VOA

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?