Kronikë

DASH publikon raportin për vitin 2020: Mosndëshkimi problem serioz për Shqipërinë, dënimet e zyrtarëve të lartë sporadike

30 Mars 2021, 21:34| Përditesimi: 31 Mars 2021, 13:01

  • Share

Departamenti Amerikan i Shteti (DASH) ka publikuar sot raportin për të drejtat e njeriut në botë, ku për Shqipërinë veçon mosndëshkimin e zyrtarëve si një problem serioz.  "Zëri i Amerikës" ka publikuar një përmbledhje të raportit, ku thuhet se për vitin 2020, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet; dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.

Ndërkohë, ndalur te mosndëshkimet, theksi vendoset te mungesa e ndëshkimit ndaj zyrtarëve për të cilat thuhet se ishin "sporadike", gjatë vitit 2020.

“Ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi, i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme. Zyrtarë, politikanë, gjyqtarë dhe personat me interesa të fuqishme biznesi shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale”, shkruhet në raport.

Përmendet po ashtu edhe ngjarja e 8 dhjetorit, ku u vra nga efektivi i policisë Klodian Rasha, ndërsa theksohet: "se mosveprimet për veprimet e paligjshme të policisë, mbeten një problem".

Për lirinë e shprehjes, Dash shkruan se gjatë vitit 2020 pati njoftime se qeveria, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin tek media me mënyra të papërshtatshme.

"Mediat e pavarura ishin aktive dhe shprehën një larmi pikëpamjesh, thuhet në pati përpjekje për të ushtruar presion të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë politik dhe ekonomik mbi mediat, përfshirë kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin”, thuhet në raport.

Po ashtu theksohet se ka patur "raporte të besueshme" se përfaqësues të lartë të mediave i përdorën ato për të shantazhuar bizneset.

 “Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve i vunë kufizime medias së shkruar të pavarur, dhe gazetarët thuhet se praktikuan vetëcensurë. Pasiguria ekonomike për shkak të mungesës së kontratave të zbatueshme të punës uli pavarësinë e reporterëve dhe kontribuoi në paragjykimin e në raportimet e tyre", shkruhet në raport.

Ndalur te korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri, në raport thuhet se kjoe fundit nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive.

"Korrupsioni ishte i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Shembujt përfshijnë një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge", thuhet në raport.

Po ashtu përmendet edhe vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve, ku thuhet se prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsionit, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, por ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit.

"Deri në nëntor, 125 gjykatës dhe prokurorë u shkarkuan, 103 u konfirmuan, ndërsa 48 të tjerë kishin dhënë dorëheqjen që të mos i nënshtroheshin vetingut. Disa agjenci qeveritare hetuan raste korrupsioni, por burimet e kufizuara, rrjedhjet e të dhënave hetimore, presionet politike reale apo të perceptuara i penguan hetimet. Midis janarit dhe shtatorit, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 20 raste të reja korrupsioni dhe pushoi shtatë prej tyre. Departamenti i Administratës, Transparencës dhe Antikorrupsionit hetoi 29 raste, duke rezultuar në 115 masa administrative dhe 153 masa disiplinore.  Ndërsa prokurorët bënë përparim të rëndësishëm në ndjekjen e çështjeve të nivelit të ulët të korrupsionit, përfshirë prokurorët dhe gjykatësit e korruptuar, ndjekja penale e të dyshuarve të nivelit më të lartë mbeti e rrallë për shkak të frikës së hetuesve nga ndëshkimi, mungesës së burimeve dhe korrupsionit brenda vetë gjyqësorit. Inspektorati i Lartë njoftoi se deri në gusht, kishte referuar 60 çështje të reja për ndjekje penale, duke përfshirë dy deputetë, një zëvendësministër, tre kryetarë bashkish, 32 drejtorë të përgjithshëm të agjencive publike, një shef të prokurimit publik në dogana dhe pesë krerë të doganave rajonale”, thuhet në raport.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?