Departamenti Amerikan i Thesarit ka vendosur ditën e sotme sanksione ndaj Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë të Iranit dhe Esmail Khatib, Ministrin për aktivitetet kibernetike. Në deklaratën e Departamentit të Thesarit thuhet se Ministria e Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS) është përgjegjëse për sulmin kibernetik ndaj portaleve qeveritare shqiptare.
"Të paktën që nga viti 2007, MOIS dhe përfaqësuesit e tij të aktorëve kibernetikë kanë kryer operacione keqdashëse kibernetike që synojnë një sërë organizatash qeveritare dhe të sektorit privat në mbarë botën dhe në sektorë të ndryshëm të infrastrukturës kritike. Në korrik 2022, aktorët e kërcënimeve kibernetike që vlerësohen të sponsorizohen nga Qeveria e Iranit dhe MOIS ndërprenë sistemet kompjuterike të qeverisë shqiptare, duke e detyruar qeverinë të pezullojë shërbimet publike online për qytetarët e saj.”, thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
SHBA sanksione Ministrisë iraniane të Inteligjencës dhe ministrit Esmail Khatib: Përgjegjës për sulmin kibernetik ndaj Shqipërisë
SI.E./ReportTv.al