Dashamir Shehi

Politikë

Dashamir Shehi: As PD s’është e mbushur me ëngjëj! Kur ka qenë në pushtet ka blerë vota

7 Maj 2021, 08:13| Përditesimi: 7 Maj 2021, 08:21

  • Share

Kreu i LZHK Dashamir Shehi ka deklaruar se blerja e votave është dhe çështje pushteti, duke thënë se sipas tij nga atje vjen grabitja.

I ftuar në Opinion, Shehi tha se edhe PD-ja sipas tij nuk është e mbushur me ëngjëj pasi kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, referuar blerjes së votës.

“Kjo nuk ëstë çështje partish, kjo është çështje pushteti, qeverisjeje, nga aty vjen grabitja. Që t’jua shpjegoj. Jo s’e nuk i ka blerë vota. Nuk është PD-ja se është e mbushur me ëngjëj. Edhe PD-ja kur ka qenë në pushtet i ka bërë këto gjëra, por jo në këtë dimension.

Nuk është puna që dy tifozë, një i PD-së dhe një i PS-së dhe ky i PS-së është bujar dhe hedh pare për të mundur PD-në. nuk është puna kështu sepse do të ishte shumë bukur. Puna është se ky i PS-së përdor shtetin, paratë e shtetit. Për mua krimi më i rëndë është kjo e patronazhistëve. Ky është krimi më i madh, jo u shitën ca fukarenj aty e atje, nuk më shqetësojnë fare", tha Shehi.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?