Departamenti i Shtetit miratoi shitjen e mundshme të raketave Javelin për Kosovën, me një vlerë prej 75 milionë dollarësh. Në njoftimin e Departamentit të Shtetit, thuhet se Kosova ka kërkuar blerjen e 24 sistemeve dhe 246 raketave Javelin FGM-148F.
Në këtë shitje do të përfshihen gjithashtu edhe elementët logjistikë të stërvitjes dhe përdorimit të tyre dhe vlera e përgjithshme llogaritet të jetë 75 milionë dollarë.
“Kjo shitje e propozuar do të mbështeste synimet e politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara duke përmirësuar sigurinë e një partneri evropian, i cili është një forcë e rëndësishme për stabilitetin politik dhe ekonomik në Evropë”, thuhet në njoftimin e Departamentit të Shtetit.
Tani kërkesa i shkon Kongresit amerikan që shqyrton shitjen e armëve për vendet e huaja.
“Shitja e propozuar do të përmirësojë kapacitetin afatgjatë të mbrojtjes së Kosovës për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e saj territorial duke përmbushur nevojat e saj të mbrojtjes kombëtare”, thuhet në njoftimin e agjencisë së Departamentit të Shtetit për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.
Sipas njoftimit, shitja e propozuar e sistemeve Javelin nuk do të ndryshojë ekuilibrin ushtarak në rajon.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha për Zërin e Amerikës se kjo shitje "do të përmirësojë sigurinë e Kosovës dhe do të zhvillojë aftësitë e saj mbrojtëse dhe në bashkëpunim me NATO-n, pa ndryshuar ekuilibrin bazë ushtarak në rajon dhe pa pasoja në gatishmërinë mbrojtëse të SHBA-së".
Forca e Sigurisë së Kosovës, konfirmoi të enjten në mbrëmje se qeveria e Kosovës ka marrëveshje me Shtetet e Bashkuara për blerje ushtarake përmes programit FMS (Shitjet e Huaja Ushtarake)
Ne kuadër të këtij programi, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës, Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, “parashihen blerjet ushtarake duke përfshirë sistemin raketor antitank “Javelin” por dhe sisteme tjera te armatimit.
Për sistemin Javelin është dërguar kërkesa dhe për këtë blerje ministri (Ejup) Maqedonci ka diskutuar me Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara gjate vizitës së tij zyrtare. Sipas informacioneve publike që kemi marrë, kjo lëndë tashmë është përcjellë për aprovim në Kongres dhe presim vendim pozitiv”, tha këshilltarja Gashi.
Më herët gjatë ditës ambasadori amerikan në Serbi, Chris Hill njoftoi presidentin serb Aleksandar Vuçiç se Shtetet e Bashkuara kishin pranuar kërkesën e Kosovës për të blerë raketahedhës antitank Javelin. Siç tha ambasadori Hill, Departamenti i Shtetit do t'ia dërgojë kërkesën e Prishtinës, Kongresit Amerikan, nga ku fillon procedura zyrtare.
Në një njoftim, presidenca serbe tha se presidenti Vuçiç shprehu “zhgënjimin e thellë” ndaj kësaj shitjeje të pritshme, por theksoi se se do të punojë për ruajtjen e marrëdhënieve serbo-amerikane.
“Për ne është me rëndësi që paqja në rajon të mos prishet dhe Serbia të vazhdojë të veprojë me përgjegjësi dhe të kontribuojë për qëndrueshmërinë në Ballkan", citohet të ketë thënë presidenti serb.
Në dhjetor të vitit 2018, Parlamenti i Kosovës miratoi ligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë në ushtri të Kosovës, një proces që do të zgjasë 10 vjet dhe nuk do të zëvendësojë forcat e NATO-s që vazhdojnë të kenë rreth 5 mijë trupa paqeruajtëse në Kosovë, disa qindra prej të cilëve janë amerikanë. Sistemet Javelin për Kosovën do të sigurohen përmes kompanive Lockheed Martin në Orlando të Floridës dhe Raytheon Missiles dhe Defense në Tukson të Arizonës./VOA
Foto: Ushtarët ukrainas lëshojnë një raketë Javelin gjatë stërvitjeve ushtarake në rajonin e Donjeckut, 23 dhjetor 2021
Sipas Agjencisë amerikane për bashkëpunim në siguri, në pakon mbrojtëse që Kosova ka bërë kërkesë të blejë, përveç 246 raketave Javelin FGM-148F – përfshirë gjashtë raketa testuese që i dërgohen blerësit kur të pranojë dërgesën – janë edhe 24 njësi për lëshimin e raketave Javelin, si dhe udhëzues të tjerë për përdorimin e raketave, dhe pajisje përcjellëse.
Si funksionon Javelin?
Sistemi i raketave anti-tank ka hyrë në shërbim në vitin 1996, por që atëherë është avancuar vazhdimisht.
Koka luftarake e Javelin-it mund të shkatërrojë tanke moderne, duke i goditur nga lart, ku armatura e tyre është më e hollë.
Dizajni i tij “qëllo dhe harro” përdor udhëzim automatik, që i lejon përdoruesit të kërkojë strehim, menjëherë pas sulmit.
Kompanitë që prodhojnë Javelin
Sipas kësaj agjencie, kontraktorët e kësaj marrëveshjeje do të jenë kompanitë që prodhojnë raketat Javelin, Lockheed Martin dhe Raytheon Missiles and Defense.
"Shitja e propozuar e këtyre armëve do të përmirësojë aftësitë mbrojtëse të Kosovës, në terma afatgjatë, për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe që të përmbushë kërkesat e saj të mbrojtjes kombëtare. Kosova nuk do të ketë vështirësi që të përfshijë këto pajisje në forcat e saj të armatosura", tha Agjencia për bashkëpunim në siguri.
Më herët gjatë 11 janarit, nga Ministria e Mbrojtjes së Kosovës i thanë Radios Evropa e Lirë se blerja e raketave Javelin është paraparë në kuadër të ngritjes së kapaciteteve ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
“FSK-ja është duke i ngritur kapacitetet e saj ushtarake, dhe, në këtë aspekt, ekziston një marrëveshje ushtarake e nënshkruar mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që funksionon në kuadër të programit FMS, që blerjet të realizohen nëpërmjet këtij programi. Dhe, në këtë aspekt, janë të përfshirë edhe raketa Javelin dhe disa sisteme të tjera moderne të armatimit”, ka thënë Liridona Gashi, këshilltare politike e ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
Në muajt e fundit, ushtria serbe disa herë ka lëvizur trupat drejt kufirit me Kosovën, kufi që ruhet nga misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, teksa u regjistruan disa incidente në veriun e Kosovës – të banuar me shumicë serbe – përfshirë edhe një sulm të armatosur nga një grup serbësh ndaj Policisë së Kosovë në Banjskë të Zveçanit.
Tani koqevaret e pleres Kurti do pushtojne Serbine.
PërgjigjuPara te hudhura ne dete ,cka dote mbroni me disa raketa nji shtet me nji ushtri ma te forte ne Ballkan,nga ana tjeter ju e dini se jeni te mvarur edhe per ushqimin e popullit nga Serbia ,per te levize ne shtetet tjera te mvarur nga Serbia ,ma mire dote ishte qe Kosova te krijohet si shtet Neutral si Zvicra te njihet nderkombetarisht dhe te kete vetem policine e shtetit dhe pa ushtri dhe Kosova nuk e ka luksin per nji ushtri kur populli nuk e ka buken e mjaftueshme dhe xhdo dite po ikin ju e dini shum mire se Shqiperia dhe Kosova ushtarakisht nuk jane ne gjngje ti mbrojne vete teritoret e veta pra mos prisni qe te huajt tjua nxjerin geshtenjat nga zjari dhe te thoni jemi shtete sovrane,pse nuk ju blene Amerika por jo ata ju duan vetem per interesin e tyre qe tere jeten te jetoni me borgje boterore dhe kjo eshte e verteta ,neve kemi lindur jetima dhe jetima dote vdesim.
Përgjigjuqe nga emri dukesh qe je agjent sllav, ben propargand sllave nuk duhet lexuar komenti yt