Sali Berisha

DASH s'i ndahet Berishës, përmendet në raportin për klimën e investimeve: Politikani i shpallur non-grata, tentoi të hynte me forcë në selinë e PD-së

18 Korrik, 22:10| Përditesimi: 19 Korrik, 07:09

  • Share

Departamentit Amerikan të Shtetit ka publikuar raportin e fundit për klimën e investimeve në vendin tonë, ndërsa mes të tjerash ka përmendur edhe Sali Berishën, i shpallur ‘non grata’ nga SHBA për korrupsion madhor.

Në një pjesë të raportit të DASH, thuhet se dhuna politike në Shqipëri është e rrallë, por si të vetmin episod, sjell në kujtesë atë të janarit të 2022, kur sipas DASH Berisha ka tentuar që të futët me forcë në selinë e PD.

Dhuna politike është e rrallë. Në janar të vitit 2022, një politikan shqiptar, i shpallur nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara për korrupsion të konsiderueshëm publik, tentoi të futej në selinë e partisë, duke kërkuar ndërhyrjen e policisë.

Në vitin 2019, protestat politike përfshinin raste të mosbindjes civile, dhunës së nivelit të ulët, dëmtimit të pronës dhe përdorimit të gazit lotsjellës nga policia. Zgjedhjet lokale të majit 2023 ishin të qeta. Shqipëria në përgjithësi ka inkurajuar stabilitetin në rajon dhe ruan marrëdhënie miqësore me vendet fqinje”, thuhet në raport.

Pjesë nga raporti i DASH

Çfarë ndodhi në 8 janar 2022? Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike. U desh ndërhyrja e policisë, që situata të vihej nën kontroll në pak minuta, pasi por rrezikohej seriozisht jeta e deputetëve që ndodheshin brenda selisë si dhe kreut të PD-së Lulzim Bashës. Nga ana tjetër Sali Berisha shkoi sërish në selinë e PD, ndërsa i cilësoi 'dhunuesit' si heronj duke shtuar ato ruajtën gjakftohtësinë dhe rrëzuan dyert e blinduara të 'Lul Bravës'.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • DYRDYL KASAP REXHEP BULE LEKA ]KEPI ]: 19/07/2024 11:01

    Sali Komonist Bajgēs i ka ra shara nē gozhd me Amerikēn. Ska nga lēviz Bajga Sali Sheqere kafsha.

    Përgjigju
    • Pa Emer: 19/07/2024 14:59

      America te ndreqi punet e saje pastaj te merret me te tjeret

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?