TIRANE- Në një intervistë për emisionin “Studio Live’ në Report Tv, Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula zbulon prapaskenat e heqjes së emrit të tij nga lista e kandidatëve të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, ku u strehua përkohësisht por dhe negociatat me PD-në dhe kushtin që I vendosi Berishës për të qenë në lista.
Për gazetarin Arbër Hitaj, Sula tha se PD mund të marrë 4 mandate, ndërsa Sula nëse do të ishte në lista do i garantonte mandatin e 6 demokratëve në Elbasan. Në fillim PD nuk i ofroi atij as për të qenë në lista të mbyllura dhe as për të qenë në lista të hapura.
Ika nga listat e PD për shkak të një padrejtësie që mu bë
Pyetje: Dua një përgjigje të sinqetë. Shumë e intepretuan mos futjen tënde tek lista e Shqipëria Bëhet’ me deklaratën e zotit Berisha që tha ‘je ende në kohë’
Dash Shehi: Zero. Gënjeshtrën politike e urrej. Ndoshta vendimi im mund të ishte në gjaknxehtësi e sipër apo mërzitësi po, por gënjeshtër politike jo. Pata fluks kërkesash nga 5 kryetarë partishë.
Pata ftesë nga ‘Nisma Shqipëria Bëhet’ e vlerësoj qoftë nga Shabani, Pano Soko e Lapaj por ishte momenti i fundit i afatit të regjistrimeve. E vendosa ti bashkohem të mos humbja afatin kohor që të rrija jashtë gare.
Por çfarë ndodhi. Unë ika nga listat e PD-së për shkak të një padrejtësie që mu bë.
“Nuk më është ofruar as lista e mbyllur as lista e hapur në PD. Nëse del një burrë, duke nisur nga Sali Berisha i pari që të ketë kontaktuar me mua qoftë për listë të hapur apo të mbyllur unë them jam unë i pafytyrë. Për mua ka nisur kontaktimi ditën e nesërme. E këtë e ka bërë I pari Flamur Noka, sekretari i përgjithshëm i PD-së që më mori në telefon.
Pas asaj kritike që kam bërë sërish më ka telefonuar Noka. Më telefonoi edhe në një kohë që u mor vesh që unë nuk isha dakord me sjelljen e qasjen e Lapajt i cili u tha e u përfol nga drejtuesit që lista e mbyllur janë persona të afërm të tyre, janë listë kot që nuk pretendojnë të qenë deputet"
Prapaskenat e negociatave me Adriatik Lapaj, zbulon si i provokoi
Për Report Tv zbulon prapaskenat e negociatave me Adriatik Lapajn e 'Shqipëria bëhet' që e nxitën të tërhiqet, por dhe prapaskenat më pas me PD-në për ta bindur atë të ishte në listat e demokratëve.
Në një kohë që unë kërkova garanci meqë këto janë kot,persona të afërm tuaj, a nuk mund të lind e drejta mua që të kem, unë personin tim aty meqë do të jem në listë të hapur sit ë gjithë të tjerët dhe mekanizmi I tyre ishte që do të tërhiqeshin.
Unë i bëra provokim. Meqë janë personat kot të tërhiqen që sot. Jo thanë nuk i tërheqim kot. Pra ata nuk tërhiqeshin sot që nuk kishin mandat, imagjino nesër që do merrnin mandatin. Isha njeriu i vetëm që kisha garantuar 99% për të marrë mandatin në Elbasan ku mbështetja do të ishte e madhe.
Për humor i thashë ore mund të thotë dhe vajza ime nipi im, pse të mos jem unë deputet? Të paktën ta gëzonte nipi im, jo halla xhaja e tjetrit.
Pse Lapaj është kurthi i Berishës?
Sula konfirmon dhe një herë bindjen e tij se partia e Lapajt është kurth i Berishës për të marrë votat e djathta
"Rama e sulmon Lapajn. A ka ndonjë moment që Berisha flet për Lapajn? Zero. Në momentin që më ftuan, më regjistruan e më bënë fresk dhe ka humbur shansin e vet të jetës politike që mandatin e parë do ta kishte në Elbasan, e do të kishte dhe votat e demokratëve, 80 % e 20 % të tij.
Shtrohet pyetja nga se erdhi? Sali Berisha, njerëzit e Berishës, financuesit? Se njërit iu prish interesi, se po të ishte aq budalla politik të humbte një mandat? Do të jetë një forcë shumë e madhe që të humbë një mandat."
PD në Elbasan nuk merr as 4 mandate
Sula thotë se lista e PD-së në Elbasan është një ndër listat më të papërfaqësuara që nuk do i sjellin kësaj force politike as 4 mandate
Lista më papërfaqësuese e Elbasanit është këtë herë. Nga 7 bashki që ka Elbasani 6 janë të papërfaqësuar. 2 nga Tirana jabanxhi e 3 nga qyteti i Elbasanit.
Për herë të parë komuniteti i nderuar I krishterë ortodok dhe katolikë janë të papërfaqësuar. Kanë pasur një zonjë grua si Zheni Gjergji dhe e gjeti veten jashtë liste. Unë e di që individë të caktuar në PD, jo Berisha drejtëpërdrejtë por njrëz të afërt të tij e ngritën pluhurin ndaj meje dhe Gjergjit që të mos jemi ne në listat e kandiatëve. Do flas pas datës 11 majit, kush janë personat.
Në Elbasan nuk diskutohet humbja. Siç I kam thënë Lulzim Bashës. Sot Elbasani është 4.5 deputetë për PD-në e druaj që do të shkojë tek 4, 6-ta nuk diskutohet të flejnë gjumë.
Prapaskenat e negociatave 2 me Flamur Nokën dhe kushti që vuri për të qenë në listë të mbyllur
Pasi hoqi dorë nga lista e koalicionit "Shqipëria Bëhet', negociatat me PD-në për të qenë pjesë e listave kanë vijuar. Sula zbulon se negociatat me Flamur Nokën kanë vijuar deri dje pra më 17 mars, ndërsa shton
"Që të mos mendojnë demokratët e Peqinit, Elbasanit që unë nuk kam pranuar të jem në listë të mbyllur. Po unë kam pranuar të jem në listë të mbyllur pasi nuk pranova të shkoj tek ‘Nisma Shqipëria bëhet’ dhe i kam vendosur vetëm një kusht.
Kam kërkuar largimin e një individi, të një kandidati që ishte shënuar në këtë listë, në Peqin, ku unë kam bazën më të madhe dhe sjell mbi 6 mijë vita ndërkohë që zotëria apo PD në 11 maj nuk i kalon kurrë 3 mijë vota, ndërsa unë i sjell dyfishin. Garantova zotin Noka nëse unë nuk kaloj votat 10 mijë vota personale dhe të mbroj mandatin e gjashtë nuk e dua mandatin. E dua këtë kusht.
Pse?
Nuk mund të ndodhë që në Peqin të ishin 3 kandidatë të dhjathtë të Bashës e 2 të Berishës. Që do të thotë ishin turp. Njerëzit e mi do të thonin ore ju do të ndani votat. Kjo nuk u plotësua. Dje (17 mars) në orën 12: 30 ka qenë komunikimi I fundit I Nokës me mua të isha në listë të hapur. I thashë. Kushti është i panegociueshëm. Më bëni këtë. Më regjistroni e në zgjedhje, unë të garantoj 10 mijë vota e mandatin e 6-të. Nuk duan, çfarë bëj unë"
PD mund të përfundojë me Berishën në Tufinë
Në studion e Report Tv Sula vendos dhe një bast politik. Nëse PD nuk fiton zgjedhjet e 11 majit, Berisha duhet të tërhiqet nëse jo atëherë PD do të asgjësohet totalisht.
Nëse Sali Berisha ... mund Edi Ramën unë Dashnor Sula ish student i 8 dhjetorit do i ulem në gjunjë e do i puth këmbët e s'do të merrem me politikë. Nëse i humb zgjedhjet i kërkoj të çlirojë... çliroje PD që ndonëse është opozitë të mund të ringrihet. Nëse Berisha do e mbajë peng. PD është e destinuar të ikë me arkivol në Tufinë apo Sharrë ku do të varroset Berisha"
Ndonëse ka rezerva për hetimin e dosjes së Sali Berishës, Sula thotë se kreu i SPAK është njeriu më i pakorruptuar dhe është fat që në krye të SPAK ka njerëz si ai që nuk bën kompromis por është gati të arrestojë dhe nënën e tij nëse është shkelur ligji.
"Po jam SPAK-ist, Altin Dumani nuk korruptohet, edhe nënën e vet e fut në burg nëse shkel ligjin"
Në 'Studio Live' të Report Tv Dash Sula zbulon se çfarë u kërkoi Berisha kandidatëve fitues të primareve dhe batutat mes deputetëve demokratë
A e di çfarë ma kërkuan. Pasi mbaruan primaret na kërkuan 300 emra nga diaspora. Për 4 orë kam sjellë 610. Doni 6 mijë, jua sjell unë më jepni një javë kohë.
Në seancën e së hënës, 17 mars, I thashë zonjës së famshme Vokshi i thashë a ka ndonjë kriter tjetër. Nëse duhet për të plagosur ndonjë socialist.Oerd Bylykbashi më tha: Dasho mos duhet më shumë se tre, se varet nga radhitja pastaj. Ishim gati të përballonim çdo lloj sfide
A je mërzitur që të kanë shmangur me padrejtësi politikisht?
Kam një konflikt të madh në shtëpi. Babai e nëna s’duan të merren me politikë, bashkëshortja ka hallin e financave. Vajza me djalin dhe dhëndri që është i huaj janë pro. Të dielën shkova tek biznesi i familjes e bashkëshortja mu hodh në qafë. Shpëtuam thanë se nuk do na i marrësh paratë për fsushatë.Parmbrëmë kam bërë gjumin më të qetë e mblodha mendjen përfundimisht e nisëm planifikim e bizesit përpara.
Unë fle natën të mos shoh ëndrra kujt ti bëj keq. Unë nuk urrej as Berishën as Flamur Nokën, apo Albana Vokshin që e kanë rrethuar Berishën. Nuk i urrej, por i mëshiroj për shpirtin e vogël dhe shpirtin e zi që kanë. Për hir së vërtetës ndjej keqardhje për Berishën. Që dhe për shkak të moshës ka momente është i lodhur dhe këta ia bëjnë kokën me xhunga e i fryjnë në vesh aq shumë sa e trullosin.
Dhe në mbledhjen e kryesisë e kanë dizinformuar në raport me mua. Edhe pse unë kam dalë i pari me votat e Peqinit,Belshit e Gramshit e Cërrikut e kanë deformuar.
A është mërzitur që e kanë shmangur me padrejtësi politikisht?
"Kam një konflikt të madh në shtëpi. Babai e nëna s’duan të merren me politikë, bashkëshortja ka hallin e financave. Vajza me djalin dhe dhëndri që është i huaj janë pro. Të dielën shkova tek biznesi i familjes e bashkëshortja mu hodh në qafë. Shpëtuam thanë se nuk do na i marrësh paratë për fushatë.
Parmbrëmë kam bërë gjumin më të qetë e mblodha mendjen përfundimisht e nisëm planifikim e bizesit përpara.
Në studion e Report Tv Sula iu përgjigj dhe akuzave të Berishës se u la jashtë listave se është SPAK-ist.
“Jam i nderuar që më kanë vënë emrin SPAK-ist.
Hetimi ndaj Berishës është hetim i pastër politik dhe nuk kam frikë ta them duke e analizuar si ish prokuror. SPAK ka individë që janë pro maxhorancës por është fat që është ngritur SPAK që ka mision historik dhe hyjnor dhe në krye të SPAK është person si Altin Dumani apo ka drejtues si Adnan Xholi, Behar Dibra, apo Ols Dado me të cilët kam punuar dhe i njoh.
Altin Dumani edhe nënën e vet që I ka bërë kokën nëse ka shkelur ligjin e fut në burg. Këtë ta them unë që e kam njohur Altin Dumanin.
E njoh mjaft mirë dhe ju garantoj është njeri i pakorruptueshëm. Pikë. I kam thënë dhe në mbledhje të strukturave të PD-së dhe Berishës në sy. Goditja e Dumanit ishte për deligjitim të institucionit. Dumani ska lidhje, zero me historinë e Sali Berishës. Ka zero ndikim të një proces penal. Ka të bëjë vetëm me marrëdhënien administrative" tha ai.
Në intervistën për Report Tv Dash Sula iu përgjigj dhe kreut të “Shqipëria Bëhet’ Adriatik Lapaj I cili dje në një intervistë për Report Tv e quajti deputetin demokrat ‘ferrë’. Për emisionin 'Studio e Hapur" Sula tregon dhe provat pse beson se Lapaj bën lojën e Berishës, kurth i këtij të fundit për të mbledhur vota të djathta që ai s'i merr dot. Gjithashtu paralajmëron se më shumë do të flasë pas 11 majit.
“Unë mund të jem ferrë, por jam ferrë ndaj kryetarëve e kryeministrave. E sa të kem frymë do të jem ferrë që u ngatërrohem nëpër këmbë. Ndoshta nuk mund të mos ju bëj asgjë por gjumin do jua prish.
Nga parlamenti nuk iki as si servil as si lëpirës e as si hajdut. Edhe sot më ndalojnë njerëz e më thonë të është bërë padrejtësi.
Pyetja: A i qëndron akuzës që Lapaj bën lojën e Berishës dhe ku e bazon
Edhe për shkak të ish profesionit të Prokurorit dhe politikanit 20 vite, veprimet analizohen dhe del konkluzioni. Rama e sulmon Lapajn. A ka ndonjë moment që Berisha flet për Lapajn? Zero. Në momentin që më ftuan, më regjistruan e më bënë fresk dhe ka humbur shansin e vet të jetës politike që mandatin e parë do ta kishte në Elbasan, e do të kishte dhe votat e demokratëve, 80 % e 20 % të tij.
Shtrohet pyetja nga se erdhi? Sali Berisha, njerëzit e Berishës, financuesit? Se njërit iu prish interesi, se po të ishte aq budalla politik të humbte një mandat? Do të jetë një forcë shumë e madhe që të humbë një mandat.
Në momentin që del fjala nga goja merr dhenë.
A do dalin prova të lidhjes?
Ta shikojmë. Pas datës 11 maj do të shikojmë teatër të bukur që ka nisur të funksionojë. Mos harro, mendoj e gjykoj që persona të caktuar në politikë kanë luajtur më shumë teatër.
Nëse unë kam bërë beteja të forta ndaj PS e Ramës e nuk jam përgojuar asnjëherë e kam qenë kundër marrëveshjeve që ka bërë PD me maxhorancën për të cilën PD ka dalë e humbur tregon që unë kam qenë ferrë nëpër këmbë të kryetarëve.
Në atë grup parlamentar (I referohet PD-së) ka dy kategori një që nuk mendon fare dhe një kategori si jezuitët që i reziston tundimit në darkë rriheshin me kamxhik të largonin mendimet e këqija, por unë nuk ë bëja dot.
Unë nuk shes dhe nuk blej lirinë time. Nuk e kam shitur as në 1997, dhe s’kam për ta bërë asnjëherë. Kam votuar kundër ndryshimeve kushtetuese. Dhe në korrik 2024 nuk kam votuar as ndryshimet kushtetuese. Ky jam unë.
Komente

Po tashti e kuptove ti që gjoja merresh me politikë? Tashti që ngele pa karrige? Unë nuk merrem me politikë dhe e kam kuptuar para 2013!! Je shumë von miku! Do heqësh pasojat e miopisë politike.
PërgjigjuPo tashti e kuptove ti që gjoja merresh me politikë? Tashti që ngele pa karrige? Unë nuk merrem me politikë dhe e kam kuptuar para 2013!! Je shumë von miku! Do heqësh pasojat e miopisë politike.
Përgjigju