Kronikë

'Ballkani i Hapur', DASH: Tregu i Përbashkët Rajonal, esencial për përparimin e Ballkanit Perëndimor

12 Gusht 2021, 23:06| Përditesimi: 13 Gusht 2021, 08:24

  • Share

Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht vijimin e përpjekjeve në Ballkanin Perëndimor për të thelluar dhe forcuar integrimin gjithëpërfshirës rajonal, në bazë të rregullave dhe standardeve të BE-së, shprehet në një deklaratë për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit.

I pyetur nga Shërbimi Shqip i Zërit të Amerikës lidhur me qëndrimin e Shteteve të Bashkuaraa ndaj nismës Ballkai i Hapur, të përqafuar nga Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, por jo nga vende të tjera në rajon, zëdhënësi thekson përmes deklaratës se SHBA u bëjnë thirrje udhëheqësve në raajon “të përpiqen për të gjetur mundësi për reduktimin e pengesave tregtare, rritjen e konkurrencës ekonomike dhe ndërtimin e ekonomive të integruara, dinamike në shërbim të qytetarëve të tyre”.

Deklarata e cilëson me rëndësi “esenciale për tërheqjen e investimeve dhe rritjen ekonomike” krijimin e një Tregu të Përbashkët Rajonal – i tillë që garanton lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve.

Ballkani Perëndimor është një rajon me potencial shumë të madh të pashfrytëzuar, që shfaqet edhe tek vizioni dhe përpjekjet e popujve të tij për të krijuar një rajon të begatë e të suksesshëm, të integruar plotësisht në Bashkimin Evropian” thuhet në deklaratën që bëri për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit./VOA

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Trrnaskop Kacija: 12/08/2021 22:45

    Jo po ti lepijme prapanicen BE aman na prano sot aman na prano neser jo po si keni plotesuar kushtet jo si keni bere detyrat e shtepise. Hap krahun dhe vazhdo punen se te bije me mire keshtu.

    Përgjigju
  • Cashing out: 12/08/2021 21:28

    Integrimi qe sugjeron Rama eshte qe ti shesim serbeve pronat bregdetare dhe ne te marrim udhet. Eshte e qarte se me cfare lekesh u ndertuan keto prona, se si u ndertuan dhe eshte edhe me e qarte se pse pikerisht tani po perpiqen ti shesin. Eshte nje shprehje e vjeter qe thote: te paret qe ikin nga nje anije qe eshte duke u mbytyr jane minjte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?