Rinisja e misionit kërkimor të anijes Turke në Mesdheun lindor ka bërë që edhe Departamenti Amerikan i Shtetit të reagojë duke i bërë thirrje Turqisë që t’u japë fund “provokimeve të vazhdueshme” në Mesdheun Lindor.
Në një deklaratë të lëshuar nga DASH dhe të shpërndarë zëdhënësja Morgan Ortagus ata dënojnë përdorimin e Navtex dhe i bëjnë thirrje Turqisë që t’u japë fund sfidave, në mënyrë që të niset një dialog me Greqinë.
Ajo u shpreh:
“Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë njoftimin e Turqisë për të rifilluar aktivitetin e saj kërkimor në zonat në të cilat Greqia mban gjithashtu juridiksionin në Mesdheun Lindor. “ u shpreh Ortagus. Ndërkohë që vazhdoi duke thënë se jjoftimi i Turqisë rrit në mënyrë të njëanshme tensionet në rajon dhe komplikon qëllimisht rinisjen e bisedimeve mes aleatëve tanë të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë.
“Shtrëngimet, kërcënimet, dhe veprimtaria ushtarake nuk do të zgjidhin tensionet në Mesdheun Lindor. Veprimet e njëanshme nuk mund të krijojnë besim dhe nuk do të prodhojnë zgjidhje të qëndrueshme. Ne e nxisim Turqinë t’i japë fund kësaj sfide dhe të lejojë fillimin e bisedimeve me Greqinë”, bëri thirrje zëdhënsja e DASH.
Anija kërkimore turke Oruç Reis me ndihmën e anijeve Ataman dhe Cengiz Han u largua nga porti i Antalias e shoqëruar nga rreth pesë anije luftarake turke të hënën në mëngjes, për të vazhduar misionin e saj kërkimor deri me 22 Tetor.
Franca gjithashtu shprehu shqetësimin e saj pasi Oruc Reis rifilloi kërkimot në Mesdheun Lindor. Ministria e jashtme Greke e përshkroi masën si njëpërshkallëzim të tensioneve dhe kërcënim të drejtpërdrejtë për paqen në rajon.