I nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, Report Tv siguron foton e gardistit Dashamir Kurti! U kallëzua më 1 shkurt se dhunoi një tjetër person

16 Shkurt 2022, 11:42| Përditesimi: 16 Shkurt 2022, 12:52

  • Share

I dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe rrahu klientët, Report Tv siguron foton e gardistit Dashamir Kurti! U kallëzua më 1 shkurt se dhunoi një tjetër personReport Tv ka siguruar një foto të tij dhe ka mësuar se ky nuk është rasti i parë kur Kurti akuzohet se ka shkelur ligjin, pasi më 1 shkurt është kallëzuar pasi ka rrahur një person.

Dje AMP ka vënë në pranga inspektorin Dashamir Kurti, 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Kanosja".

Sipas policisë. rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, Dashamir Kurti, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën "Elez Isufi" në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se Dashamir Kurti, duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkoolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t'i heqin armën nga dora duke e neutralizuar

1645012291_1645007836KURTI.jpg

 

Dashamir Kurti
 

 

 

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Poplli: 16/02/2022 18:51

    Jepini nai dekorat ose propozojeni për deputet apo kryetar bashkie siç bot me atë shtrremsin në Burrel që shetit me S CLASS e funit.Turp i zotit.Ne sbohemi njerëz.Ktij qaf derri i do q* turinjt ta tërheqësh zvarrë me makinë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?