Presidenti Meta duke kercyer me femijet e fshatit SOS

Politikë
Top 24

'Dashnia ime je, ti je'/ Meta lë xhaketën e presidentit dhe kërcen me fëmijët e fshatit SOS (VIDEO)

30 Dhjetor 2018, 15:09| Përditesimi: 30 Dhjetor 2018, 15:17

  • Share

Presidenti i vendit, Ilir Meta ka qenë sot pranë fëmijëve pa kujdes prindëror të Fshatit SOS, në Tiranë. Kreu i shtetit e ka kaluar këtë ditë të dielë, në prag të ndërrimit të viteve, me fëmijët e Fshatit SOS, për të cilët ka shtruar edhe një drekë. Meta duket i qeshur, jashtë kostumit të presidentit, teksa ka qenë mes fëmijëve, duke kënduar e kërcyer së bashku me ta.

Presidenti Meta u uroi përzemërsisht Vitin e Ri 2019 atyre dhe të gjithë fëmijëve të Shqipërisë. Në këtë vizitë, ai shoqërohej nga dy fëmijët e tij Era dhe Besar dhe nga aktori Bes Kallaku, i cili ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar, si mund ta shihni edhe në këtë video./Lexo.al/

Komento

Komente

  • Hinglateri: 30/12/2018 17:35

    Shpejt ke me kercy nu burgun e Recit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?