Dashnor Sula

Politikë

Dashnor Sula ironizon PD-në: Gruaja më e votuar në primaret e Elbasanit u fut në listë të mbyllur, kurse kandidati 'SPAKIST' s’u llogarit fare

29 Mars, 14:05| Përditesimi: 29 Mars, 14:07

  • Share

Deputeti Dashnor Sula ka ironizuar sërish lënien jashtë listave të PD për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në një reagim në facebook, Sula shkruan se kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor, ndërsa kandidati “SPAKIST”, epitet që nënkupton veten e tij, më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD nuk u llogarit fare në listën e hapur.

''Primaret e PD ne Elbasan

Kandidatja grua më e votuar në primaret e PD në Elbasan u fut në listë të mbyllur edhe për shkak të kuotës gjinore të parashikuar nga kodi zgjedhor. Ndërsa kandidati “SPAKIST” më i votuari i qarkut të Elbasanit në Primaret e PD, jo vetëm që nuk u vendos në listën e mbyllur por as nuk u llogarit fare në listën e hapur.

Demokratëve iu premtua se lista e kandidatëve për deputet do i lihej vullnetit të tyre. Demokratët folën me votë në primare. Por interesi i demokratëve nuk përkon me interesin e atyre që firmosin listën finale.

Në listën e mbyllur të PD janë ata të cilët antarësia e Partisë Demokratike nuk i votbesoi për të qenë të parët në këtë garë.

Për Primaret Madhështore'', shkruan Sula.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?