Dashuri dhe propagandë! U realizua nga fashistët 8 dekada më parë, shfaqet premierë në Tiranë, filmi i parë i huaj që u xhirua në Shqipëri

4 Korrik 2023, 15:57| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 16:00

  • Share

Është një film italian i Luftës “Il Cavaliere di Kruja”. Realizuar në Shqipëri mbi 8 dekada më parë, produksioni i rrallë,  mblodhi në Qendrën e Artit “Agimi” një grusht spektatorësh për premierën në Tiranë...

“E kam dhuruar për qendrën “Agimi”. Është filmi i parë i huaj i prodhuar në Shqipëri në vitin 1940”, tregon Endri Shehu.

Me regji të Carlo Campogalliani dhe me lojën e Doris Durantit, Antonio Centa-s dhe Leda Glorias, filmi ka në qendër Shqipërinë dhe është i vetmi i realizuar në vend nga propaganda fashiste.

“Është një film i cili përpos vlerave për shfaq periudhën e Shqipërisë të asaj kohe, stilin, kërcimet, kulturën...”, thotë më tej Shehu.

Ndonëse subjekti vërtitet rreth një historie dashurie të një gazetari të ri me një vajzë shqiptare, në këtë film të rrallë, nuk mungojnë as qëndrimet propagandistike.

“E ndan shoqërinë shqiptare në dy stigmatizime. Një pjesë është ajo rurale që ata e trajtojnë si shtresa e  ulët dhe pjesa tjetër është si pjesa elitare që mbështesnin fashizmin”, thotë ai. 

Filmi i xhiruar në Krujë, është vlerësuar nga kritika për pasqyrimin e ngjyrave lokale përmes festave, këngëve dhe kërcimeve. Në vitin 2009 u shfaq në Festivalin e Filmit “Saturno di Alatri”, si një nga produksionet xhiruar në prag të  Luftës së Dytë Botërore.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?