Kladja Gjosha, Gent Cakaj, Edi Rama dhe Petrit Vasili

Politikë

'Dashuri e vërtetë!', Rama i delegon detyrën Cakajt, reagon LSI: Në kundërshtim të plotë me Kushtetutën

23 Janar 2019, 11:35| Përditesimi: 23 Janar 2019, 11:45

  • Share

Pas delegimit të detyrës së ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, zv/ministrit Gent Cakaj nga ana e kryeministrit Rama, reagime të shumta kanë ardhur nga pala e LSI-së. (SHIKO KËTU)

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka komentuar shkurt duke e quajtur dorëzimin e detyrës një akt dashurie.

“Kryeministri ja dha….Cakës. Hallall. Kjo është dashuri e vërtetë!!!”,- tha Vasili.

Postimi i Vasilit:

Më tej, ka qënë ish-ministrja e Intergimit, Klajda Gjosha ajo që komentoi dorëzimit e detyrës nga Rama. Gjosha u shpreh se akti i kryeministri është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën.

“Unë nuk e di a ka mbetur më ndonjë fije ndërgjegje në këtë vend! Unë nuk e di a ka më ndonjë përfaqësues shtetëror që të ketë pak personalitet dhe dinjitet!Nuk e di nëse ekziston më respekti për veten! Akti i sotëm i Kryeministrit me kalimin e përgjegjësive të Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, është një akt që tregon edhe një herë përpëlitjet e fundit të një diktatori të sëmurë për pushtet!,”- komentoi Gjosha.

Postimi i Gjoshës:

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?