Aktorja Rajmonda Bulku

Dashuri në shtëpinë e 'Big Brother'?! Rajmond Bulku jep mendim për çiftin Donald-Beatrix: Kamera punoi për të qenë një skenë erotike, më pëlqeu si xhirim

11 Dhjetor 2021, 16:33| Përditesimi: 11 Dhjetor 2021, 16:34

  • Share

Donaldi dhe Beatrix, është tashmë çifti më i komentuar i momentit dhe për këtë nuk dyshim! Lidhur me dashuriçkat brenda shtëpisë më të ndjekur të momentit "Big Brother" ka folur edhe aktorja Rajomonda Bulku.

E ftuar në emisionin "Goca dhe Gra ", ajo tha se ata duhet të shohin dhe të mbrojnë ndjenjat e tyre me zë të lartë, ndërsa ka përshkruar momentet mes çiftit në mënyrën më romantike.

 "Unë e shoh në këndvështrim tjetër, nuk shoh u puthën, s’u puthën. Ajo vajzë dhe ai djalë, nëse janë të sinqertë në atë që bëjnë duhet ta thonë shumë fort. Duhet ta mbrojnë atë që rrinë tërë kohën të përqafuar, se ajo është një gjë, por nuk është e gjitha. Ndërsa një natë i kam parë, që ata ishin një film. Aty jashtë diku, ishte dhe një zjarr dhe kamera, kompozimet ishin shumë të bukura, ajo ka një portret shumë më të bukur se ai vlonjati. Dhe kamera kishte punuar për të qenë një skenë erotike pa u puthur dhe mua më pëlqeu shumë si xhirim. Dhe ata ishin bukur Brenda atij xhirimi që pashë unë”, tha Bulku.

E pyetur nëse ata po aktronin, ajo u përgjigj se kjo është pjesë e tyre dhe se kanë hyrë në një lojë, megjithatë ajo insistoi se ata dukeshin shumë bukur në skenën e sipërpërmendur. Po ju si mendoni, a është kjo një lojë? Apo një dashuri ka filluar mes dy të rinjve?!

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?