Foto ilustruese

‘Dashuria e familjareve, ilaçi për COVID-19’, spitalet në Pragë lejojnë vizitat për të infektuarit, mjekët: Ndihmon në tajitim

27 Janar 2022, 10:45| Përditesimi: 27 Janar 2022, 10:47

  • Share

ÇEKI- “Dashuria e familjarëve është kur edhe për COVID-19”, ku duket të jetë “slogani” i mjekëve dhe spitaleve në Pragë, që po përballen me valën e Omicron.

Disa mjekë në Pragë thonë se i kanë lejuar pacientët e infektuar të kenë komunikim dhe takime periodike me familjarët dhe të afërmit e tyre edhe përse në shtatin e një spitali dhe shpesh herë në një gjendje jo stabile shëndetësore.

"Një gjë që e kemi parë si kryesoren gjatë gjithë kohës është komunikimi i pacientëve me familjen dhe miqtë. Ne nuk i kemi kufizuam vizitat e të afërmve në asnjë fazë të pandemisë. Gjithmonë jemi siguruar që vizita të mund të bëhet, sepse e perceptojmë ndikimin e familjes dhe miqve si shumë të rëndësishëm dhe është e qartë se ndihmon edhe në trajtim.", tha një mjek.

Duket si një çudi, por stafet mjekësore në Pragë, kanë vendosur që të “zhvishen” nga kostumi mbrojtës i COVID, që dikur ishin të detyrueshme. Sipas tyre bakteret që ngjiteshin në mëngët e kostumeve të tyre rrisin vdekshmërinë.

"Ne i afrohemi pacientëve pa kostume mbrojtëse, pasi ato ndihmuan në përhapjen e baktereve, viruseve dhe mykut te pacientët, gjë që përkeqësoi vdekshmërinë e përgjithshme.", është shprehur një tjetër mjek.

Stafi mjekësor në kryeqytetin e Çekisë tani vesh vetëm maska ​​​​për fytyrën, doreza dhe përparëse plastike, pavarësisht përhapjes së shpejtë variantit Omicron.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?