Gjirafa me të voglin e saj

Lifestyle

Dashuria e madhe e kafshëve e shprehur në disa foto... (FOTO)

24 Dhjetor 2019, 15:41| Përditesimi: 24 Dhjetor 2019, 15:48

  • Share

Në botën e njerëzve po bëhen aq shumë të këqija, saqë ndonjëherë përmendet fraza që as kafsha nuk e bën këtë siç e bënë njerëzit.

Të gjithë e dimë që kafshët veprojnë nëpërmjet instikteve, pasi nuk kanë në sistem të zhvilluar mendor.

Por dashuria e madhe e tyre për të vegjlit ka treguar që në shumë raste janë më të dashur se sa vetë njerëzit.

Elefantët për shembull, i mbajnë fëmijët pas vetes deri në moshën gjashtë vjeçare, por vazhdojnë të kujdesen edhe kur janë 16 vjeç.

Bota e gjitarëve është plot me çaste të ngrohta që kujtojnë dashurinë e nënës për të vegjlit, edhe te kafshët më të egra.

Mund të duket e çuditshme kur shikojmë një luaneshë duke përqafuar të voglin e saj, apo një ari që mban mbi shpinë arushin e vogël.

E gjithë kjo është një proces dashurie dhe përkujdesjeje që kanë kafshët për të vegjlit e tyre derisa ata rriten.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A do e ndihmojë PD-në në fushatë strategu i Trump, LaCivita?