‘Dashuria është nën ujë’, Rudina Hajdari ndan momente nga pushimet me partnerin e saj të ri (VIDEO)

23 Korrik, 12:05| Përditesimi: 23 Korrik, 12:13

  • Share

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari dhe partneri i saj i ri Tan Kazazi po shijojnë pushimet në jug të Shqipërisë.

Në llogarinë e saj në Instagram Rudina ka postuar foto dhe video ku duket se po kalon më së miri.

Në pamjet e publikuara shohim se dyshja së bashku me vogëlushen Sihana po eksplorojnë bukuritë e detit Jon.

Lidhjen e re Rudina e konfirmoi para dy ditësh me një foto krah Kazazit, ku shkruante se ndihej e bekuar.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?