Dy fëmijë të përqafuar

Bota

Dashuria i mund të gjitha! Larg njeri-tjetrit për 14 muaj, Britania lehtëson masat anti-COVID dhe përqafohet sërish

18 Maj 2021, 09:19| Përditesimi: 18 Maj 2021, 15:26

  • Share

BRITANIA E MADHE- Dashuria i mund të gjitha! Pavarësisht kohës covidiane që po jetojmë, me durim dhe dashuri për njeri-tjetrin edhe përse në distancë, ia dolëm të kalonim valën më të rrezikshme përmes zbatimit të masave anti-COVID dhe vaksinave.

Përqafimi i parë është më i ngrohti! Rrjeti është kthyer në një përqafim, pas lehtësimit të masave anti-COVID në Britani!

Pas 14 muajsh dashuri covidiane, më në fund britanikët mund të ndjejnë aromën e njerëzve të dashur, t’i përqafojnë dhe t’i puthi pa distancë.

Dita e djeshme, 17 maj, u shpall dita e përqafimeve në Britani, pasi shumë familja janë ribashkuar pas gjithë kësaj kohe!

Megjithëse masat anti-COVID tashmë janë lehtësuar dhe vala më e vështirë e infektimeve ka kaluar, mjekët dhe studiuesit kanë ngritur apel vigjilence për njerëzit, pasi armiku i padukshëm mund të kthehet aty ku nuk e presim.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?