Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj

VIP & Spektakël

'Dashuria ime', Adelina Tahiri ndan me fansat talentin e fshehur të bashkëshortit milioner/VD

8 Janar 2019, 08:37| Përditesimi: 8 Janar 2019, 08:50

  • Share

Këngëtarja e njohur shqiptare Adelina Tahiri ka zbuluar një prej talenteve të bashkëshortit të saj, juristit të njohur maqedonas Serjozha Markov.

Me anë të një videoje që këngëtarja e ka postuar në rrjetet e saj sociale, bashkëshorti i saj i bie pianos duke emocionuar Adelinën. Mbi video ajo shkruan: Dashuria ime.

Mesa duket përveç dashurisë për njëri-tjetrin, çiftin e bën bashkë edhe pasioni për muzikën që me shumë mundësi do t'i trashëgohet edhe djalit të tyre, Jonit.  

Çifti u martua në dhjetor të 2017, ndërsa prej pak muajsh këngëtarja është bërë nënë për herë të parë. Lidhja e tyre është përfolur shpesh për shkak të diferencës së madhe në moshë që kanë dhe për faktin që bashkëshorti i saj është maqedonas.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?