Inga jeton në Danimarkë, kurse Karsten jeton në Gjermani, por kjo nuk i ka ndaluar që ata ta shikojnë njëri-tjetrin çdo ditë.
Kufiri midis Gjermanisë dhe Danimarkës tani është plotësisht i mbyllur për shkak të përkeqësimit të situatës në të dy vendet nga shpërthimi i koronavirusit.
Sidoqoftë, kjo nuk e ka penguar dashurinë e tyre, pasi cdo ditë, Inga Rasmussen, 85 vjec dhe Karsten Tüchsen Hansen, 89 vjeç, takohen me njëri-tjetrin në kufi për të biseduar, hanë drekë ose për të ndarë disa biskota dhe kafe bashkë.
"Brohoritje për dashurinë", tha Hansen ndërsa ata takuan njëri-tjetrin.
Normalisht ata do të përqafoheshin dhe putheshin por tani ata duhet të mbajnë distancën e duhur.
Të dy ulen në të dy anët e barrierës kuqezi që shënon kufirin, në karriget që kanë sjellë me vete nga shtëpia. Dyshja janë takuar çdo ditë në vendkalimin kufitar të mbyllur në Aventoft.