Robert Aliaj

‘Dashuria nuk vdes kurrë’/ Robert Aliaj mes dhimbjes së madhe njofton ndarjen nga jeta e njeriut të tij të shtrenjtë

13 Janar 2021, 11:02| Përditesimi: 13 Janar 2021, 11:10

  • Share

Artisti i njohur shqiptar Robert Aliaj, ka humbur ditën e sotme njeriun e tij të shtrënjtë, vëllain.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije përmes rrjetit të tij social Facebook Roberti, për humbjen e Rexhep Aliajit, i cili gjithashtu ka qënë një artist i këtij vendi, piktor dhe skenografë.

“Kur ndërron jetë vëllai ke humbur një pjesë të së kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes.

R.I.P. vëllai im Rexhep Aliaj në këto kohë kolerash ku jemi të detyruar të mbajmë hidhërimin brënda nesh si një parazit të pështjelluar në thelbin e shpirtit. Ne do të vazhdojmë, por nuk do të jemi kurrë më njësoj.”, shkruan Roberti, në postim.

 

 

 

 

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?