Biznesmeni finlandez Thomas Zilliacus

Dashuria për zikaltërit, ish-shefi Nokias nuk heq dorë: Kam mbledhur investitorë për të blerë Interin

6 Nëntor 2023, 15:18| Përditesimi: 6 Nëntor 2023, 15:21

  • Share

Ish-shefi ekzekutiv i ‘Nokias’, Thomas Zilliacus, është fiksuar për të blerë Interin. Finalandezi prej kohësh ka nisur një fushatë për të mbledhur investime dhe më në fund duket se ia ka arritur.

Në një shënim në rrjetet sociale ai shkruan se “ka nënshkruar disa marrëveshje me investitorë të cilët duan të investojnë në kompaninë XXI Century Capital. Një pjesë e këtyre parave do investohet për të blerë Interin”. Deklarata këto që mund të merren serziosht pasi finlandezi disa herë ka shprehur dashurinë për klubin zikaltër.

Madje pak kohë më parë ai ftoi Mohammed bin Salman, përgjegjësin e Fondit Publik të Arabisë Saudite, të bashkonte fondet për të blerë Interin. Kjo kërkesë e Zilliacus erdhi pasi bin Salman dështoi të blinte Manchester United.

Bin Salman është personi që administron fondin monstruoz prej 776 miliardë dollarësh të Arabisë Saudite. Rreth 180 miliardë euro të kësaj fushe ai ka ardhur të investohet në sport ç’ka solli edhe merkaton e bujshme të klubeve të Arabisë Saudite, pasi shumica prej tyre janë në menaxhim nga shteti.

Gjithsesi tani ish-shefi i Nokias ka zgjedhur rrugë të tjera për të marrë Interin, por duhet parë nëse do t’ia dalë pasi Steven Zhang ka përsëritur për të disatën herë se klubi nuk është në shitje pavarësisht borxheve. Ai e sheh të ardhmen në krye të klubin zikaltër dhe ka premtuar se në të ardhmen do jenë më të fortë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?