Adam Kadyrovit, djali i diktatorit çeçen

Bota

Dasma 'e shfrenuar' në luks e djalit 17-vjeçar të liderit çeçen Kadyrov, nga ora 2.5 mln euro deri te të shtënat me armë! Merr urim dhe nga Putin

30 Qershor, 22:06| Përditesimi: 30 Qershor, 22:17

  • Share

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar për dasmën luksoze dhe festimet e bujshme të Adam Kadyrovit, djalit 17-vjeçar të udhëheqësit çeçen Ramzan Kadyrov. Ndër të tjera, raportohet se gjatë ceremonisë, Adam Kadyrov ka shtënë me armë në ajër ndërsa drejtonte një makinë të rrallë Mercedes-Benz G-Class, një veprim që ka ngjallur reagime të ndryshme në rrjetet sociale dhe në mediat ndërkombëtare.

Sipas Fondacionit Kundër Korrupsionit (FBK) të drejtuar nga Maria Pevchikh, Adam ka përdorur një model të rrallë “STRONGER THAN THE 1980s” Mercedes-Benz G-Class, nga të cilët janë prodhuar vetëm 460 njësi dhe kushton rreth 160 mijë euro. Kjo ndodh në një kohë kur eksporti i makinave luksoze nga BE-ja drejt Rusisë është i ndaluar që nga viti 2022.

Po ashtu, raportohet se gjatë dasmës ai ka mbajtur një orë të markës Jacob&Co, model Billionaire Ashoka, e mbuluar me diamante, me një vlerë që varion nga 2.5 milionë deri në 17 milionë euro, sipas përshkrimeve të publikuara nga FBK.

Ceremonia festive u zhvillua të shtunën dhe të dielën, ndërsa martesa zyrtare ishte planifikuar për të premten, sipas postimeve në rrjetet sociale të motrës së tij, Aishat Kadyrova. Nusja quhet Medni dhe është vajza e senatorit çeçen Suleyman Geremeyev.

Presidenti rus Vladimir Putin ka përcjellë urimet e tij personale për martesën e Adamit. Sipas Ministrit çeçen për Politikën Kombëtare, Akmed Dudaev, Putin është takuar me të riun në Kremlin, duke e cilësuar si një shenjë të respektit të thellë për familjen Kadyrov. Dudaev e ka përshkruar Adam Kadyrovin si një lider të ri me karakter të fortë, disiplinë të brendshme dhe përkushtim ndaj popullit të tij.

Martesa është zhvilluar më 8 qershor 2024, në një periudhë kur kanë qarkulluar raportime për përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të Ramzan Kadyrovit.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nis gjyqi për aferën Partizani, a besoni se do ketë drejtësi?