Kultura

'Dasma Hasjane', një shfaqje e jashtëzakonshme ku protagonistë nuk janë veç artistët e Ansamblit

21 Qershor, 16:19| Përditesimi: 21 Qershor, 17:24

  • Share

Fëmija, burra e gra nën drejtimin artistik të Përparim Bratit dhe Flutura Aliajt vendosën në skenë "Dasmën Hasjane", një manifestim kulturor i jashtëzakonshëm që u duartrokit nga artdashësit në qytetin e Krumës.

Me veshje popullore dhe këngë me çifteli, ceremonia martesore u zhvillua sipas riteve e zakoneve të trashëguara brez pas brezi.

Afërdita Onuzi, etnografe, mbesë e Hasit tha se “është e rëndësishme që të rinjtë të veshin sa më shpesh kostumet popullore”.

Një nga momentet më prekëse ishte interpretimi i ninullës nga Ilirjeta Krasniqi, që solli mallin e nënës për fëmijën në një mënyrë të thellë emocionale.

Ndërkohë, mësuesja Shkurte Mulaj solli në skenë vargjet më të ndjera të lirikës dasmore, këshilla të heshtura që nënat u japin vajzave në ditën e tyre të dasmës.

I ftuar në “Dasmën Hasjane”, ambasadori i Kuvajtit në Shqipëri vlerësoi ngjashmëritë mes traditës shqiptare dhe asaj arabe.

Kultura e pasur popullore u soll me finesë dhe kujdes përmes riteve, kostumeve dhe zakoneve që flasin shumë për krahinën e Hasit.

R.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?